LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Haxhinasto inspekton punimet për kanalizimet në Ksamil/ Apel kompanive kontraktore

18 Qershor 2016, 17:35, Aktualitet CNA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës  Edmond Haxhinasto, ka inspektuar punimet e projektit për kanalizimet në zonën turistike të Ksamilit. Ministri tha se ky është një projekt problematik, pasi nuk janë respektuar afatet. Haxhinasto tha se po punohet bashkë me Bashkinë Sarandë, për gjetjen e një zgjidhje, që  të mos dëmtojë bizneset dhe punimet të përfundojnë brënda afatit. Ministri i lëshoi një apel kompanive kontraktore që të respektojnë afatet, përndryshe do përballen me penalitete, deri në heqjen e mundësisë për tu liçensuar.

“Ju bëj thirrje gjithë kontraktorëve të tjerë, për gjithë projektet që ekzekutojnë si me financime të huaja apo nga buxheti i shtetit, që të përfundojnë në kohë punimet, të respektojnë detyrimet kontraktore, përndryshe Ministria e Transportit do të jetë shumë e rreptë për vlerësimin e punës së tyre, që do të lidhet me heqjen e mundësisë së liçensimit apo ndalimin e marrjes pjesë në vepra të tjera.” u shpreh Haxhinasto

Pyetes se a do të ketë masa ndaj firmës për këtë projekt, që është me financim të jashtëm nga BE, Haxhinasto u përgjigj: “Masat do të vijnë mbas një vlerësimi shumë të kujdesshëm, pasi ky projekt ka pasur  probleme që në fazën e parë. Kompania fituese ka falimentuar dhe është dashur të ribëhet tenderimi, por vlerësimi do të jetë shumë rigoroz. Këto situata, këto lloj performacash janë të papranueshme, veçanërisht në zona ku ka aktivitet ekonomik, pasi këtu janë shumë biznese që presin këtë periudhë për të realizuar të ardhurat e tyre vjetore, dhe kjo nuk mund të jetë e pranueshme që të ketë këtë papërgjegjshmëri nga aktorët e realizimit të këtij projekti.”

 

Lajmet e fundit nga