LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Aksident në Kamëz

18 Qershor 2016, 19:03, Aktualitet CNA

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme. Burimet thanë për citynews se ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti tek ?Instituti Bujqësor Kamëz?.

Siç duket në foto, dy automjete janë përplasur, duke sjellë përmbysjen e njërës prej makinave. Burimet nga policia bëjnë me dije se  mjeti tip Alfa Romeo, me drejtues shtetasin E. M. është përplasur me mjetin tip Mercedes Benz me drejtues mjeti shtetasin B. D. Mësohet se ata janë në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë arritur punonjësit e policisë rrugore, të cilët po kryejnë veprimet proceduriale.

Lajmet e fundit nga