LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dueli i spiunëve në një tunel në Berlin

17 Qershor 2016, 22:10, Aktualitet CNA

Si zbuluan Lindorët tunelin spiun nën sipërfaqen kufitare

Në fillim të viteve ?50, ushtria e Kuqe kishte 30 divizione me bazë në Gjermani. Cfarë kërkonin sovjetikët? A kishin në plan të pushtonin Evropën Perëndimore? Përpjekjet e britanikëve dhe amerikanëve për t?u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, ishin hedhur në erë nga pamundësia e tyre për të deshifruar kodet ushtarakë dhe diplomatikë të rusëve. Britanikët dhe amerikanët donin të kishin informacionet e dëshiruar që do të ofronin një paralajmërim paraprak, për ndonjë sulm të mundshëm sovjetik. Dhe ata hartuan një plan të guximshëm. Do të ndërtonin një tunel çerek milje të gjatë nga sektori amerikan i Berlinit deri në sektorin sovjetik të qytetit dhe do të vendosnin përgjues në kabllot telefonikë, të cilët përcillnin bisedat që zhvilloheshin me zyrat qendrore ushtarake të sovjetikëve.

Drejtori i CIA-s alen Dulles, e miratoi planin e fshehtë në janar 1954. Do të ishte një operacion i përbashkët i CIA-s dhe SIS-it britanik. Puna nisi menjëherë. Mbulimi u krye duke ndërtuar një ndërtesë të re pranë një aeroporti të Berlinit, pranë vijës ndarëse mes sektorëve amerikan dhe sovjetik. I maskuar si një instalim radari, ai ofroi pikën e fillimit për tunelin, si dhe ishte një vend i fshehtë për të hedhur dheun që nxirrej pas gërmimeve.

Deri në maj 1955, tuneli ishte përfunduar dhe kabllot e sovjetikëve që përfshini afo 1200 linja telefonike nisën të përgjoheshin. Ishte një sasi shumë e madhe informacioni që mbante në punë 24 orë, më shumë se 650 përkthyes dhe analistë në Uashington dhe në Londër, për tre vite me radhë.

Nuk do të zgjaste shumë. Në pranverën e 1956, shirat e mëdhenj përmbytën Berlinin, duke shtuar së tepërmi lagështinë e tokës dhe duke ndërprerë shërbimin e një numri kabllosh. Në orët e para të mëngjesit të datës 22 prill 1956, spiunët amerikanë që vëzhgonin që nga vendqëndrimi i tyre i fshehtë, u tmerruan kur panë në grup punëtorësh gjermanë, që nisën të gërmojnë mu sipër tunelit. Brenda pak orëve, gjithçka u zbulua dhe pajisjet e dëgjimit u mbyllën menjëherë.

Por a ishte ky zbulim thjeshtë rezultat i një aksidenti prej natyrës. Ajo që CIA dhe SIS nuk e dinin, e madje as nuk dyshonin, ishte se plani i tyre ishte kompromentuar që në fillim. Një ?urith? kishte infiltruar në SIS. Ai quhej Xhorxh Bleik dhe kish qenë rekrutuar si spiun sovjetik, ndërkohë që mbahej i burgosur gjatë luftës koreane. Pas riatdhesimit, Bleik hyri në SIS dhe u caktua në ekipin që u mor me tunelin. Ai ua raportoi planin shefave të tij në KGB që përpara se të nisnin gërmimet. Megjithatë, bota e fshehtë e spiunazhit ndërkombëtar shpesh herë funksionon në mënyra të çuditshme. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, u zbulua se KGB nuk ua kish bërë kurrë të ditur ekzistencën e tunelit shokëve të tyre të ushtrisë, nga frika se mos ndërhyrja e menjëhershme do të sinjalizonte amerikanët dhe britanikët, për praninë e një urithi në radhët e tyre.

Cfarë dredhie!

Pas vitit 1968, CIA hartoi një raport ?prapa aksionit? për Tunelin e Berlinit, një operacion i cili ishte koduar me emrin PBJOINTLY. Ja një pjesë e raportit të CIA, që nis aty ku agjentë amerikanë dëgjojnë nga një përgjues i fshehur në vendin ku ndodheshin kabllot e sovjetikëve:

?Diku rreth orës 05:00 të 22 rillit, 40 apo 50 u panë në zonën lindore të Scboenefelder Allee, të shpërndarë në të gjithë zonën, që vëzhgohej prej vendqëndrimit tonë, e të cilët gërmonin përreth zonës së kabllit dhe, aksidentalisht, edhe në vendin ku ndodhej përgjuesi.

? Diku rreth orës 02:00 u zbulua pjesa e sipërme e përgjuesit, dhe në orën 02:10 u dëgjuan fjalë në rusisht në mikrofonin e përgjuesit. Fragmentet e para të asaj që u tha tregonin se zbulimi i përgjuesit nuk kishte shkaktuar dyshime mes atyre që ndodheshin aty. Më pas u hap një vrimë e vogël në pajisjen përgjuese, gjë që u lejonte të shihnin diçka më shumë brenda. Pas disa diskutimeve, të gjithë ranë dakord se zbulimi ishte një kapanxhë që mbulonte një pikë repetirori dhe ekipi nisi të zmadhojë gropën, për të patur akses në kapanxhën.

? Gërmimet vazhduan dhe një pjesë e atyre që thuheshin ndërkohë mundej t?i dëgjonim përmes mikrofonit të pajisjes përgjuese? Një gjerman tha se dhoma e nëndheshme mund të kish lidhje me punimet e ujësjellësit dhe propozoi që të kërkoheshin projektet e usjësjellësit? Rusët u përgjigjën se e kishin tashmë atë informacion, dhe se projektet tregonin se një dhomë e ngjashme e nëndheshme duhej të ndodhej 120 metra më tutje. Diku rreth orës 03:20, kur u zbulua edhe më shumë nga dhoma e nëndheshme, si dhe një pamje më e mirë e pjesës së brendshme, të pranishmit nisën të spekulojnë në lidhje me natyrën dhe kohën e ndërtimit? Pak pas orës 03:30, sovjetikët u larguan nga vendngjarja me motoçikleta, me siguri për të raportuar atë që kishin zbuluar.

Aty rreth orës 04:15, Koloneli Vuinik, shefi i qendrës sovjetike të sinjaleve në Berlin, telefonoi në apartamentin e Alpatovit (majori Alpatov, oficer i KGB-së) dhe e pyeti nëse kishte folur me Gjeneralin Dudakov (Kryekomandant i GSFG). Alpatovi i tha se kishte folur, se ai ishte duke u veshur dhe se do të shkonte në qendrën e sinjaleve sa më shpejtë që të ishte e mundur. Dhe më pas shtoi: ?Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur flasim. E dimë si është puna, kështu që duhet të bëjmë kujdes?. Kjo tregonte qartë se në orën 04:15 drejtoria e Sinjaleve në GSFG dhe gjenerali Dudakov ishin informuar në lidhje me zbulimin e PBJOINTLY, e shihnin këtë me dyshim ekstrem dhe kishin në plan të ndërronin rrugën e qarqeve që kalonin në kabllot në fjalë.

Mes orës 07:00 dhe 08:00, një numër oficerësh sovjetikë mbërritën në zonën e gërmuar, duke përfshirë edhe Kolonelin Gusev të regjimentit të sinjaleve në KGB. Një gjerman që fliste rusisht u dëgjua të thoshte se pritej të ngrihej një komision, dhe një oficer sovjetik tha se do të prisnin mbërritjen e këtij komisioni përpara se të merrnin një vendim për hapat e ardhshëm.

? Diku rreth orës 11:45, një prej gjermanëve të pranishëm u dëgjua të thërrasë: ?Kutia është hyrja drejt një pusi?. Deri në orën 13:00, ata kishin zgjeruar gropën e hyrjes dhe kishin zbuluar atë që e përshkruan si ?një instalim tërësor ? shkëmbim telefonash ? një instalim për të përgjuar?.

Bashkëbisedimet mes tyre treguan faktin se të gjithë të pranishmit kuptuan se planifikimi ndërhyrjes në kabllot duhej të kish kërkuar një studim shumë të hollësishëm të hartave dhe planeve përkatës.

? Një prej gjermanëve u dëgjua të thërrasë i indinjuar: ?Cfarë hileje e ndyrë. Dhe ku, aty ku nuk e prisje?. Një tjetër u përgjigj: ?Po të mos e kisha parë vetë, aspak nuk do ta besoja?.

Deri në 15:30 të gjithë telat e përgjuesit ishin prerë dhe rreth orës 15:45, vëmendja e gjermanëve nisi të përqëndrohej tek vetë mikrofoni. Në 15:50 nisi puna për çmontimin e mikrofonit. Pak pas kësaj, ai u fik dhe pas 11 muajsh e 11 ditësh, faza operacionale e OBJOINTLY përfundoi?.

HT / Bota.al

Lajmet e fundit nga