LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Ministria e Arsimit konfirmon daljen e testit, ja nga cila shkollë doli

17 Qershor 2016, 10:45, Aktualitet CNA

Ministria e Arsimit ka konfirmuar se testi për i matematikës për maturën shtetërore ka dalë disa orë përpara se të zhvillohej provimi.

Mësohet se varianti B i testit të Matematikës ka dalë nga një shkollë në Librazhd.

Testi është publikuar një ditë përpara në rrjetet sociale nga persona të paidentifikuar, por MAS shprehet se do të penalizohet administratori i shkollës.

Fillimisht, MAS tha se testi i publikuar mbrëmjen e djeshme, nuk është i njëjti me atë që është publikuar, por më pas ka konfirmuar se varianti B ka dalë nga një shkollë e Librazhdit.

Për këtë çështje ka reaguar edhe ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili e cilësoi daljen e testit një turp kombëtar.

 

 

Lajmet e fundit nga