Connect with Us

Parlamenti i Kosovës miraton mandatin e ri të EULEX-it

Aktualitet

Parlamenti i Kosovës miraton mandatin e ri të EULEX-it

Publikuar

-

Parlamenti i Kosovës miratoi projektligjet për vazhdimin e mandatit të misionit të EUELX-it i cili tashmë tre dite ka skaduar. Miratimi i pasoi diskutimet disaditëshe ndërmjet autoriteteve në Kosovë dhe atyre të Bashkimit Evropian lidhur me mandatin dhe përgjegjësitë e këtij misioni dhe çështja kryesore ishte nëse EULEX-it do t’i lejohen apo jo përgjegjësi ekzekutive për hapjen e rasteve të reja në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qeveria e Kosovës u detyrua që pas këtyre diskutimeve të ndryshojë dy herë projektligjet e saj për misionin e EULEX-it për shkak të pakënaqësive të Brukslit për mundësinë e shkurtimit të përgjegjësive.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi njëherësh ministër i Drejtësisë gjatë prezantimit të projektligjit për vazhdimin e mandatit të EULEX-it tha se me miratimin e këtyre ligjeve mbrohen interesat e shtetit të Kosovës.

Qëllimi i këtyre marrëveshjeve kanë qenë që të funksionojë apo të rriten kapacitetet në fushën e rendit dhe ligjit në Kosovë, pastaj ka pasur për qëllim dhe kemi qëllim që t’i rrisim kapacitetet në procesin e integrimeve evropiane dhe po ashtu qëllim primar ruajtja e partneritetit tonë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Natyrisht se në kuadër të negociatave kemi pasur për qëllim primar të ruajmë sovranitetin sa më shumë që është e mundur të Kosovës, të institucioneve tona vendore por po ashtu të ruajmë dhe të shfrytëzojmë ekspertizën e ekspertëve të Bashkimit Evropian”, tha zoti Kuçi.

Vazhdimi i mandatit të EULEX-it është kundërshtuar nga lëvizja Vetëvendosje në opozitë. Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se misioni ka dështuar të përmbushë detyrimet e tij.

Bilanci final për EULEX-in mund të jetë ky, shumë para, pak rezultate kundër korrupsionit dhe tepër kompromise me krimin e organizuar dhe me strukturat e Serbisë. Nëse kjo është e vërteta atëherë nuk kemi se si t’ia zgjasim jetën me votën tonë këtij misioni të cilit i interesoi më shumë stabiliteti i skenës tonë politike se sa drejtësia”, tha zoti Konjufca.

Punën e EULEX-it gjatë viteve të fundit e kanë kritikuar edhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të cilët tërheqin vërejtjen në dështimet e këtij misioni, megjithatë zgjatjen e mandatit të tij e shohin të domosdoshme, për shkak të mungesës së mundësive dhe vullnetit të drejtësisë vendëse për t’u marrë me krimet e rënda.

EULEX-i u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia në shkurt të vitit 2008.

LEXO EDHE:  “Oj gru më kanë bo hor”/ Tre burra rrëfejnë si u përdhunuan nga serbët

Ndonëse ishte shkurtuar dhe ndryshuar nëpër vite, ai ruante fuqi ekzekutive dhe trajtonte krimet e luftës por edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin në rastet që vlerësoheshin me të ndejshme për t’u trajtuar nga prokurorët dhe gjykatësit vendas.

Ratifikimi mirëpritet nga diplomacia euro-perëndimore

Ratifikimi i mandatit të ri të EULEX-it u mirëprit nga ambasada amerikane në Prishtinë, e cila i cilësoi atë si një hap të rëndësishëm në qëllimin e përbashkët për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Kjo marrëveshje do t’i mundësojë EULEX-it që të vazhdojë t’i ofrojë sektorit të drejtësisë kapacitete aty ku është e nevojshme nevojitet, dhe që të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e aftësive vetanake. Qeveria e SHBA-ve mburret për faktin që do të vazhdojë të kontribuojë me personel për të zbatuar këtë mision të rëndësishëm“, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Vendimi u mirëprit edhe nga zyra e Bashkimit Evropian dhe diplomtatët e vendeve anëtare të BE-së.

Me mandatin e ri, Kosova do të jetë përgjegjëse për sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Autoritetet duhet ta shfrytëzojnë mandatin e ri për të vazhduar një tranzicion të qartë të përgjegjësive nga EULEX-i tek autoritetet e Kosovës. Meqë kjo do të marr kohë, është e rëndësishme që ky ndryshim të jetë gradual, ashtu që të mos rrezikojë atë që është arritur në fushën e sundimit të ligjit deri më tani“, thuhet në reagim, në të cilin nënvizohet se “Kosova ka arritur rezultate të rëndësishme në rrugën e saj evropiane, më e dukshmja me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, propozimin e Komisionit Evropian për udhëtim pa viza dhe normalizimin përmes bisedimeve. EULEX-i ka qenë dhe vazhdon të jetë i lidhur me këto procese dhe me agjendën evropiane të Kosovës“./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aksident në Korçë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Sipas policisë, makina tip Ford ka përplasur një këmbësor rreth 45 vjeç, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarje.

“Korçë/Informacion paraprak

Më datë 22.04.2021, rreth orës 22:50, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, automjeti i policisë tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Tërheqja e SHBA-së – procesi në KPK të kthehet në pikën zero

LEXO EDHE:  Analistët: E ardhmja e bisedimeve Kosovë- Serbi është e paqartë

Grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fiksi teston Ramën në makinën e së vërtetës/ Thumbon Bashën, Kryemadhin dhe Metën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në emisionin Fiks Fare ku ka dhënë një intersitë të veçantë.

Pyetjeve të dy prezantuesve Devi dhe Dori, kreyministri i ka dhënë duke iu nënshtruar testit të makinës së të vërtetës.

Fillimisht kryeministri Rama ka treguar se emrin Edvin ia ka vënë gjyshja, por më pas ka preferuar të mbajë shkurtimin emrit Edvin.

Pyetjes se a ke mbajtur maskë përpara pandemisë , kryeministri i është përgjigjur “Po”,  “Këtë maskën kështu jo (maskwn kundwr Covidit), por një maskë tjetër po.”

Prezantuesit e Fiks Fare e pyetën kryeminsitrin Rama edhe për mardhëniet që ai ka aktualisht me Presidentin Meta, nëse vazhdonin të kishin mardhënie institucionale

Kryeminsitri konfirmoi se aktualisht nuk ka as mardhënie institucionale “Mardhëniet nuk i kam sepse po pres që t’i dalë rakia”.

Rama gjatë intervistës së tij në Fiks Fare nuk ka preferuar t’i përgjgijet pyetjes për cilësimin si gjethe të kalbura që Presidenti Meta u bëri të larguarëve nga LSI (Lefter Koka, Nasip Naço), të cilët kalaun në PS.

Perpara “makinës së të vërtetës” kryeminsitri pranoi se nuk i ka mbajtur të gjitha premtimet që ka bërë.

Gjithashtu nuk ka preferuar që t’i përgjigjet pyetjes se përse nuk kërkon zbatimin e ligjit për mitingjet e opozitës ku nuk po respektohen masat anticovid, por i drejtohet për ndihmë Zotit.

“Çfarë janë këto pyetje? Ju ka zënë kjo sëmundja e analistëve dhe ju”, ishte përgjigja e kryeminstrit.

Përpara makinës së të vërtetës kryeminsitri Rama i ribëri edhe një herë parashikimet për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit .Fillimisht parashikoi që PS do të marrë 74-78 mandate, por në fund u ul në 74-76 mandate.

Gjatë intervistës së tij nuk munguan “thumbat”për Presidnetin Meta, zonjën Kryemadhi, zotin Basha dhe zotin Berisha.

LEXO EDHE:  Tom Doshi sulmon Ilir Metën, vlerëson Rucin

LEXO EDHE:  Merret vendimi/ Ja kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Duke ironizuar tha se “Tek Basha pëlqej që kur rren zëri i bëhet me i ëmbël. Monika më pëlqen kur s’flet, kurse tek Meta edhe kur është tapë thotë jam esëll.Tek Berisha pëlqej qetësinë që e karakterizon”.

Pyetjes se çfarë nuk pëlqen tek vetja, kryeministri kërkon nga djemtë të fikin “makinën e së vërtetës” për të treguar se nuk i pëlqen zëri i tij i brendshëm.

Rama u pyet se me kë do bënte koaliciom nëse nuk do të mund të arrijë kuotën e deputetëve për të qeverisur .

“Do bëj koalicion me Fiks Fare që të vij të punoj këtu part-time”.

Pyetjes se ku ka më sbumë komunistë sot, në  PD apo në PS Rama u përgjigj se komunistat më të shumtë janë grumbulluar tek Gjiri i Lalzit.

Pyetjes thumbuese se çfarë pëlqen më shumë të pijë midis rakisë verës dhe drogës Rama u përgjigj: “Qumësht grenxash pluhur, thithe nga veshi dhe je bombë”.

Pyetjes së Fiks fare se nëse ishte duke e shfrytëzuar për fushatë vaksinimin kundër Covidi-t, kërkoi që në përgjigjen e kësaj pyetjeje të jetë serioz duke u shprehur se “një vaksinë përkthehet në një buzëqeshje  dhe 300 mijë vaksina përkthehen në 300mijë buzëqeshje”.

-Nëse pas 25 prillit do t’i duhej të krijonte qevrinë me opozitën, Rama tha se Bashës do t’i jepte Ministrinë e Shtetit për Relaksin, ndërsa Kryemadhit Drejtorinë e Përgjithsme të Sherreve.

Pyetjes se ku e ndjen veten më mirë si politikan apo si piktor, Rama u përgjigj “politikan piktor”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha zbulon emrat/ Kush janë dy të fortët e plagosur dje në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Berisha zbulon emrat/ Kush janë dy të fortët e plagosur dje në Elbasan

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, e cila pati prapavijë politike.

Berisha tha se në ngjarjen e djeshme kanë mbetur të plagosur dy persona nga bandat e të fortëve në Elbasan.

Sipas tij, të plagosurit që nuk janë raportuar në media janë Klemend Xhaferri dhe Suel Çela, persona me precedent penalë.

Unë lexova një status që e kishte bërë Endri Fuga dhe thashë me vete që ky do të jetë edhe versioni që do të thotë Policia sot. Ndodhi ngjarja e cila ndodhi para syve të 15 policëve. U njoftuan, erdhi policia, më pas erdhi banda e policisë. Banda e policisë ka parë policinë aty dhe ka qëlluar me breshëri aty. Cfarë shikoj unë në komunikatën e djeshme të policisë? Pati një konflikt në rrugën x ndërkohë që aty ishin 15 policë dhe dy nëndrejtorë të policisë. Dhe aty besova që ata do të bëjnë gjithçka për fshehur ngjarjen.

LEXO EDHE:  Tom Doshi sulmon Ilir Metën, vlerëson Rucin

LEXO EDHE:  Tërheqja e SHBA-së – procesi në KPK të kthehet në pikën zero

Si ka mundësi që kjo banda e Suel Çelës nuk preket, nuk u hyn asnjë ferrë në këmbë. Ata kanë të vetën drejtorinë e policisë dhe bëjnë siç duan ata. Ata kanë të vetin shërbimin e ekspertizës në Elbasan. Në këtë aspekt ata e rregullojnë çdo gjë me letra. Ata e kryen krimin, përdoën armën, mblodhën të gjithë gezhojat që deshën, fshinë kamerat.Sepse kamerat e Elbasanit i ka bërë Don Lala dhe i kontrollon kjo bandë. Po policia dy të plagosur Suel Çelën dhe Klement Xhaferrin i fshehu dhe po i kuron në një spital privat në Tiranë nën kujdesin e Edi Ramës dhe Taulant Ballës”, deklaroi ish-kryeministri në Syri Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE