LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miku i ngushtë i Rroshit, tenton të vrasë kreun e FRPD në Kavajë

17 Qershor 2016, 12:45, Aktualitet CNA

Ish-Drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Sajmir Kurti, i njohur si mik i ngushtë i krybashkiakut Elvis Rroshi dhe një aktivist i Partisë Socialiste, ka plagosur sot me armë zjarri kreun e FRPD-së në Kavajë, Irkid Kazazi.  Gjithashtu, Kurti ka plagosur edhe dy shtetasit e tjerë Eqerem Kazazi, dhe Dritan Xhixha. Ky i fundit është plagosur aksidentalisht.

Mësohet se shkak për konfliktin është bërë vendimi i djeshëm i Gjykatës për lirimin nga burgu të kryebashkiakut Elvis Rroshi. Ngjarja ka ndodhur në një lokal përpara Bashkisë Kavajë, mesditën e sotme, ku vendimi për Rroshin, ka krijuar një debat fillimisht mes Kurtit dhe Eqerem Kazazit. Debati ka degjeneruar në grushta, dhe më pas, Sajmir Kurti ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar babë e birë duke i plagosur.

Policia ka arrestuar shtetasin Sajmir Kurti, ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

 

Lajmet e fundit nga