LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashamir Shehi kundër Bashës/ Djegia e mandateve, budallallëk dhe sjellje jodemokratike (Video)

17 Qershor 2016, 17:32, Aktualitet CNA

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi ka dalë kundër propozimit të Kreut të PD-së Lulzim Basha, lidhur me djegien e mandateve nëse deputetët demokratë votojnë Reformën në Drejtësi pa aprovimin e selisë blu.

Në një intervistë për TemA TV, Shehi e konsideroi budallallëk idenë e Bashës, ndërsa shtoi se kjo nuk është një sjellje demokratike. Shehi shtoi se brenda Partisë Demokratike ka shumë deputetë që janë të gatshëm për të votuar Reformën në Drejtësi.

?Brenda PD-së ka shumë e shumë deputetë që nuk janë kundër. Ka njerëz që mund të votojnë. Unë i respektoj në bindjen e tyre personale. Nuk jam për atë që thotë zoti Basha që mund të heq mandatet. Këto janë budallallëqe. Mandatet nuk janë të z.Basha. E dyta, të djegësh mandatet e deputetëve nuk është sjellje demokratike. Dhe kjo hyn te verifikimi i absolutizmit.? tha Shehi.

Lajmet e fundit nga