LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhet/ Bie Rama, rritet LSI dhe PD

16 Qershor 2016, 09:01, Aktualitet CNA

Partitë politikë një vit larg zgjedhjeve parlamentare, në një situatë të nxehtë politike për shkak të reformës në drejtësi, kanë filluar sondazhet e tyre. ?Skuadrat? politike përpiqen të fitojnë çdo sekondë dhe votë të mundshme. Ngritja e PDIU, dalja e partisë të Gjergj Bojaxhi, lëvizja e Ben Blushit, po shqetësojnë jo pak tre faktorët politikë në vend.

Mesohet se Rama dhe Meta kanë zhvilluar sondazhet e tyre me institute të ndryshme private, por edhe PD nuk ka ngel pas.

Të gjitha sondazhet nga informacionet që ka citynews kanë një të përbashkët, uljen e mbështetjes për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, por gjithsesi ai i kryeson këto sondazhe. Një anë tjetër është edhe abstenimi që njeh ngritje, por edhe shfaqja e PDIU në sondazhe.

Sipas të dhenave të siguruara nga sondazhet e vetë socialistëve ata pretendojnë se janë kryesues me gati 33% të votave të ndjekur nga PD me 27% dhe LSI me 18%.

Por vetë demokratët kanë zhvilluar një sondazh të cilin e quajnë profesional, për mënyrën dhe formën që ka. Sondazhi i zhvilluar nga selia blu e vlerëson LSI me 20%, PD me 32% dhe PS me 33%. Pra socialistët kanë vetëm 1 pikë përqindje avantazh dhe abstenimi është më i vogël. Por sondazhi i demokrateve ka lënë në minimum mbështetjen për qeverinë dhe reformat e saj.

Këto sondazhe të forcave politike kanë edhe disa pika të tjera të përbashkëta. Mbështetja e qeverisë është ulur në minimumin e saj historik  që prej vitit 2013. Rilindja duket se ka një rënie të lirë dhe po humbet mbështetjen popullore. Por gjithsesi PS dhe LSI kanë gati 50% të votave të dyja së bashku në rast se pranojme edhe gabimet me 3-5% të sondazheve. PD nuk duket të ketë ndonjë ngritje të fortë por minimale, e krahasuar me humbjen e mbështetjes që ka qeveria vota duket se shkon tek Ilir Meta, PDIU por edhe tek Blushi apo Bojaxhi që janë në kuota minimale përqindjesh. Gjithmonë abstenimi duket se fiton terren kur flitet për krahasimin apo përballjen e palëve.

Një fakt tjetër që i afron sondazhet e palëve duket se është edhe diferenca e vogël midis tre partive kryesore në Shqipëri. PS, LSI dhe PD po i afrohen njëra tjetrës dhe skena politike tre polare sa po vjen dhe po mer formë më të plotë. Qëndrimi i PD tek 27 apo 28%, ulja e PS-së tek 33% dhe ngritja e LSI-së mbi 20%, një vit përpara zgjedhjeve tregon se dy forcat e mëdha kanë humbje ndërsa LSI-ja stabilitet dhe ngritje duke u afruar me tej me aleatin e saj dje dhe atë që qeveris sot. Ka ende kohë nga zgjedhjet dhe këto sondazhe në Shqipëri vërtet shpesh kanë qenë jo afër të vërtetës finale/citynews

18:27 Aktualitet

Nga Edison Ypi/ Qytet

Kafenetë plot me kohëbjerrësa që nuk kuptohet nëse janë zbuk...

Lajmet e fundit nga