LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korcë/ Tregtonin mallra kontrabandë, arrestohen dy persona

26 Prill 2015, 12:48, Aktualitet CNA

Sipas burimeve nga Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik është bërë e mundur arrestimi në flagrancë e shtetasit Vangjel Neco, banues në Goricë e Madhe, Korcë.

Të njëjtat burime saktësojnë se arrestimi i 48 vjecarit u krye në rrugën e Pojanit, pasi në automjetin e tij tip ?Benz? u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 248 shishe 3 litra me verë.

Në pranga ka rënë edhe shtetasi me iniciale G.G, banues në Pojan-Korcë, 47 vjec.

Procedimi ndaj tij filloi ,pasi në garazhin e mjetit të tij, iu gjetën dhe sekuestruan mallra te ndryshme,të cilat dyshohet se janë kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale ?Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë?parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal.

 

Lajmet e fundit nga