LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Kapen me drogë dhe armë, arrestohen 2 persona

15 Qershor 2016, 08:41, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka  arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe shpalli në kërkim një tjetër, pasi u kapën me   10 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, një armë zjarri, fishekë, 2 automjete dhe telefona celularë.

Burime nga policia thanë se shtetasit e arrestuar janë Arjan Tabaku, 49 vjeç, banues në Krujë dhe Romin Davidhi, 28 vjeç, banues në Durrës, punonjës në Komandën e Forcave Detare.. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen Nr.13, Plazh, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip  Fiat, me targa AA 799 LB , me drejtues shtetasin Arjan Tabaku, ? u gjetën dhe i?u sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 10 kg lëndë narkotike e dyshuar e  llojit Cannabis Sattiva, një trup pistolete bashkë me tytën, fishekë të kalibrit 7.62 mm, mjeti tip Fiat me targa AA 799 LB, mjeti tip Fiat me targa AA 078 GP, katër aparate telefoni celularë.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe  po punohet për kapjen e shtetasit  E.K. 25 vjeç, banues në Durrës.

Lajmet e fundit nga