LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplas motorin/ Plagosen dy persona

15 Qershor 2016, 09:14, Aktualitet CNA

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Suç-Gurrë e Vogël ku mjeti tip  “Mercedez Benx”,  me drejtues shtetasin B.E, është përplasur me një motorr tip “Lifan”, pa targa me drejtues shtetasin S.P, 27 vjeç.

Burime nga policia bëjnë me dije se në motorr ndodhej si pasagjere edhe shtetësja S.P, (e ëma e drejtuesit të motorrit).

Si pasojë e plagëve të marra shtetësja S.P, dhe shtetasi S.P, janë dërguar për ndihmë mjeksore  më të specializuar drejt spitalit të Traumës Tiranë.

Nga automjeti tip “Mercedes Benx” nuk ka të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje, po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lajmet e fundit nga