LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot- Lëvizte me armë zjarri në Korçë/ Arrestohet 35 vjeçari

15 Qershor 2016, 09:05, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas 35 vjeçar pasi qarkullonte në qytet me armë zjarri. Burime nga policia thanë se i arrestua është shtetasi  Endri Pani, 35 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pas, marrjes të një telefonate tek nr 129, ku një qytetar shprehet se drejtuesi i një automjeti tip ?BMW? me ngjyrë të zezë, qarkullonte nëpër qytet duke disponuar armë (pistoletë).

Menjëherë u organizuan shërbimet dhe falë vlerësimit të situatës, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë në lagjen nr 3 të qytetit të Korçës, automjetit të këtij shtetasi tip ?BMW? me targë AA 597 IR, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale : Një armë zjarri pistoletë TT model 54, me 7 (shtatë) fishekë, të cilën Endri Pani, e zotëronte pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?.

Lajmet e fundit nga