LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në Drejtësi/ Meta: Jo zgjedhje të parakohshme, referendum nëse PD nxjerr pretekst tjetër

14 Qershor 2016, 09:26, Aktualitet CNA

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tha sot gjatë një konference për shtyp se është kundër zgjedhjeve të parakohshme në rast se nuk arrihet të miratohet Reforma në Drejtësi.  Sipas tij, vendi nuk ka arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

?Nuk shoh asnjë arsye pse duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Palët kanë arritur konsensusin dhe janë të ndarë vetëm në një pikë?, tha Meta

Për sa i përket referendumit, kreu i LSI-së tha se në kushtet aktuale, është qesharake të mendosh për diçka të tillë. Sipas tij, Referendumi do të bëhet vetëm në rast se Partia Demokratike do të nxjerrë pretekste të tjera, përveç vendeve të rezervuara.

?Në rast se PD edhe në momentin që vendet e rezervuara zgjidhen me dialog dhe më pas ngre një cështje tjetër apo sajon pretekst tjetër me qëllim që të mos japë konsensus, atëherë LSI mendon që kjo do të ishte demonstrimi i mungesës së tyre të vullnetit politik dhe papërgjegjshmërisë. Në këtë rast populli do të thërritet për tu shprehur.?, tha Meta

Lajmet e fundit nga