LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FMN zbardh katër reformat që rrisin ekonominë e Shqipërisë

14 Qershor 2016, 09:47, Ekonomi CNA

Për të kaluar në një stad rritjeje të ekonomisë më shumë se 2.9-3.2 për qind Shqipëria duhet të adoptojë katër reforma themelore strukturore tilla si të drejtat e pronësisë, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe sistemi gjyqësor.

Në një studim të posaçëm për perspektivën e rritjes së Shqipërisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon se reforma mbi të drejtat e pronësisë të tokës do të lehtësojë rialokimin e burimeve drejt sektorëve më tepër produktivë (të tilla si turizmi dhe bujqësia). Sundimi i ligjit dhe reforma gjyqësore do të rrisë rritjen në të gjithë sektorët, duke përmirësuar kthimit mbi investimin.

Rritja e Shqipërisë në periudhë 2009 2014 ra në rreth 3.2 pikë përqindje në krahasim me 1997-2008.

FMN këshillon qeverinë se rritja potenciale e vendit do të vijë nëpërmjet reformave strukturore, të cilat duhet të jenë një prioritet i lartë.
Këto përmirësime do të mund të sjellin rritjen ekonomike afatmesme në nivelin 4%, përgjithësisht në përputhje me vendet e Rajonit, të cilat kanë nivele të ngjashme të ardhurash për frymë.

Parashikimet e rritjes afatmesme për Ballkanin Perëndimor janë në përgjithësi më të larta se ato të Evropës Juglindore që reflektojnë dinamikën e konvergjencës.

Megjithatë, rritja e dobët vërejtur gjatë 2010-15 tregon se shpejtësia e konvergjencës mund të ketë ngadalësuar në krahasim me periudhën para krizës.
Rritja pritet të përshpejtohet në afatmesme mbështetur nga investimet e huaja direkte dhe reformat e vazhdueshme drejt anëtarësimit në BE./monitor

Lajmet e fundit nga