LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy ministra të Ramës dhe një drejtor i përgjithshëm në prag të arrestimit

14 Qershor 2016, 09:11, Aktualitet CNA

Prokuroria nuk po e ndal punën e saj në luftën kundër korrupsionit, duke plotësuar dosjet jo vetëm për nivele të ulta të politikës. Pas arrestimit të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, priten të tjera pranga në rradhët e kryebashkiakëve.

Gjithçka nuk mbyllet këtu. Dy ministra të qeverisë Rama dhe një drejtor i përgjithshëm rrezikojnë prangat. Burime zyrtare nga prokuroria thanë pë citynews se hetimet kanë ecur dhe prokurorët e çështjeve kanë zbuluar të gjithë elementët e veprave penale si shpërdorimi i detyrës, shkelje të barazisë në tendera etj. Ministrat janë përfolur dhe akuzuar shpesh nga opozita për koncesione apo përfitime të kompanive të lidhura më ta në shuma miliona euro.

Hetimet kanë zbardhur edhe abuzime në një nga drejtoritë më të rëndësishme në vend, ku disa kohë më parë ishte KLSH që çoi kallzim për drejtorin e institucionit. Edhe ndaj këtij drejtuesi pritet arrestimi në ditët në vijim.

Situata politike, por edhe akuzat e ashpra të qeverisë duket se janë e vërteta e alarmit që ka rënë në kabinetin qeveritar, ky është shkaku pse kryeministri dhe disa ministra të tij janë të ashpër me prokurorët dhe gjykatësit./citynews

Lajmet e fundit nga