LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në Drejtësi/ Rama: PD nuk e do reformën, por do ta votojë

13 Qershor 2016, 12:41, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, u shpreh sot gjatë një konference për shtyp Partia Demokratike nuk e do Reformën në Drejtësi, por ai është i bindur se do ta votojë atë.

?Unë ende mendoj se Partia Demokratike nuk e do Reformën në Drejtësi, por jam i bindur se do ta votojë.

Ai tha se po bëhet çdo përpjekje për të përfshirë opozitën në procesin e Reformës në Drejtësi, por pa kaluar vijën e kuqe. Rama theksoi se nuk i intereson kapja e sistemit të drejtësisë, por shembja e sistemit aktual.

?Ne nuk na intereson kapja por shembja e sistemit aktual dhe ngritja e një sistemi të ri ku partitë politike të mos kenë pushtet.

Nuk e kam përjashtuar mundësinë e një zgjidhjeje që përfshin opozitën në këtë reformë dhe më tek. Nuk ka qenë qëllimi i hartuesve të draftit, nuk është qëllimi i SHBA dhe BE, të përjashtohet opozita nga vendim marrja për Reformën në Drejtësi.

Kemi punuar për një zgjidhje për një përfshirje të opozitës dhe jam i bindur që kjo zgjidhje mund të arrihet nëse PD e do vërtet Reformën në Drejtësi?, tha Rama

Ai tha se nuk do ta votojë Reformën në Drejtësi nëse preken du shtyllat që sipas tij nuk mund të negociohen me opozitën: Radiografi për të gjithë prokurorët dhe gjykatësit dhe shembja e sistemit aktual të drejtësisë.

?Njëra shtyllë është kalimi në skanerin e radiografisë të të gjith atyre që paguahen nga populli shqiptar për të gjykuar me një filtër shumë të imët të teknologjisë më të lartë ndërkombëtare. Shtylla tjetër është shembja e këtij sistemi, që nga Këshilli i Lartë i Kënetës dhe ngritja e një sistemi të ri me institcione të reja?, tha Kryeministri.

Lajmet e fundit nga