LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në Drejtësi/ Basha: Rama pranoi ‘vendet e rezervuara’

13 Qershor 2016, 16:05, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama pranoi sot parimin e ?vendeve të rezervuara? në vetëm dy prej institucioneve të reja të drejtësisë që pritet të ngrihen.

Në një konferencë për shtyp, kreu i demokratëve tha se Partia Demokratike e ka pranuar këtë parim për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe atë të Prokurorisë.

“Sot, pas insistimit tonë parimor përkundër presioneve të jashtëzakonshme dhe të paparimta, kemi një lajm të mirë: Edi Rama pranoi sot parimin e thënë në opinionin final të Komisionit të Venecias, në rekomandimin numër 88, atë që njihet si modeli i vendeve të rezervuara.” tha Basha.

Kreu i PD-së theksoi se Rama e pranon parimin, por nuk dëshiron t’a aplikojë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias. “Pranon parimin, por nuk dëshiron ta aplikojë atë siç rekomandon Komisioni i Venecias në katër institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, por në vetëm dy prej tyre. Dëshiron ta aplikojë në KLGJ dhe KLP, me të cilën ne kemi rënë dakord që prej muajit shkurt.

Më 17 shkurt, Partia Demokratike pas sugjerimit të OPDAT dhe EURALIUS, përzgjodhi modelet e vendeve të rezervuara për këto dy institucione  vendimmarrëse. Komisioni i Venecias kërkoi zbatimin e këtij parimi edhe për dy institucione të tjera, Komisionin e Posaçëm të Verifikimit dhe Komisionin e Apelimit.” u shpreh Basha.

Lajmet e fundit nga