LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i kërkon Metës të bëjë “spiunin”

13 Qershor 2016, 09:19, Aktualitet CNA

Sot, Kryetari i Kuvendit z.Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama. Takimi duket se është kërkuar nga ky i dyti, pas takimit të djeshëm që z.Meta pati me kreun e opozitës , z.Lulzim Basha.

Takimi i sotëm është zhvilluar në Kryeministri dhe në krahë të z.Meta kanë qenë përfaqësues të tjerë të LSI-së. Mësohet se takimi është bërë me duar të mbyllura, ashtu si edhe takimi i djeshëm I z.Rama me z.Basha.

Nuk dihet ende nëse z.Meta do të tregojë gjithçka që është biseduar dje midis tij dhe z.Basha, apo do mbajë edhe ndonjë të fshehtë, për ta përdorur si ?fishek ?në marrëdhëniet shpesh herë të tensionuara me partinë tjetër të mazhorancës/citynews

Lajmet e fundit nga