Connect with Us

Përplasjet në mazhorancë/ Shqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme

Aktualitet

Përplasjet në mazhorancë/ Shqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme

Publikuar

-

Beteja Rama-Meta duket se po e çon çdo ditë e më shumë Shqipërinë në prag të zgjedhjeve të parakohshme. Kjo jo për shkak të largimit të Ilir Metës nga qeveria,  po për shkak të pozicioneve të ndara që kanë palët në lidhje me Reformën në Drejtësi. Partia Demokratike ka kërkuar shpesh që të jetë ajo flamurtarja e Reformës në Drejtësi duke filluar nga strukturimi i institucioneve, reformat me 2/3 duke përfunduar tek ‘vendet e rezervuara’. Takimi Rama-Basha nuk dha asnjë zgjidhje në finale, po në fund PD doli me pozicionin e saj.

Nga ana tjetër Ilir Meta dikur ishte në pozicionin e tij se LSI-ja do të çonte draftin e saj për Reformën në Drejësi dhe gjithashtu kërkonte që ajo të miratohej sipas raportit që do vinte nga Venecia. Më pas LSI-ja u tërhoq nga ai raport dhe shkoi tek kushti se Reforma në Drejtësi duhet të bëhej vetëm e vetëm me opozitën. Por në një qëndrim të tretë publik të LSI-së u duk qartaz se Meta dhe partia e tij po shkonin drejt Edi Ramës me një pazar për Reformën në Drejtësi. Pazar të cilin mesa duket ditët e fundit Kreu i Kuvendit e ka braktisur dhe pas takimit Meta-Basha dje, sot LSI-ja është me një qëndrim tjetër: është rikthyer tek Reforma në Drejtësi me opozitën.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm i kritikut të politikanëve/ Rama fundos veten me paketën anti-shpifje

LSI-ja po afrohet gjithnjë e më shumë me opozitën. Nga ana tjetër kreu i qeverisë duket se nuk heq dorë nga formatimi i institucioneve, por edhe moslëshimet e mëtejshme ndaj PD-së, çka bën që kreu i qeverisë dhe kreu i kuvendit të vijojnë të thellojnë përplasjet e tyre që duken se po çojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, të cilat sipas vetë Kreut të qeverisë Edi Rama, në rast se nuk kalohet Reforma në Drejtësi, janë të pashmangshme.

Vetë Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar më parë se Reforma në Drejtësi është thelbi dhe maja e reformave në Shqipëri. Rrëzimi i saj do të çonte në zgjedhje, sepse planet e tij, qoftë ai A, B apo C po bien një e nga një. Ilir Meta kërkon opozitën dhe vetëm opozitën. Opozita duket qartazi se ka vendosur kritere të paplotësueshme nga Rama, që në shumë mënyrë të çojnë në mendimin se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme si shkak i mosaprovimit të Reformës në Drejtësi, e cila është molla e sherrit në mazhorancë.

Lëvizjet në skenën politike shqiptare janë të shpejta dhe ende ka shumë tym por zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe Rama i ka ato si alternativë duke patur përballë një opozitë të papërgatitur mbi reformën zgjedhore të papërfunduar./citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Ekskluzive- Ja shifrat e sondazhit që nuk u publikua nga ABC News/ PS-PD-LSI katastrofë?!

LEXO EDHE:  Dokumenti/ Si Rama ndryshoi VKM-në për të favorizuar oligarkët e tij

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm i kritikut të politikanëve/ Rama fundos veten me paketën anti-shpifje

LEXO EDHE:  Dokumenti/ Si Rama ndryshoi VKM-në për të favorizuar oligarkët e tij

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  Meta takim me ministrin Crnadak, në fokus intensifikimi i shkëmbimeve ekonomike

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE