Aktualitet
PD sulmon Top Channel
Partia Demokratike ka sulmuar mbrëmjen e sotme Televizionin “Top Channel”. Përmes një deklarate zyrtare të selisë blu, thuhet se ky televizion dizinformon qytetarët nën presionin e Kryeministrit Edi Rama.
Në deklaratën e PD-së thuhet se Kryetari i demokratëve, Lulzim Basha ka deklaruar tjetër gjë nga ajo çfarë është pasqyruar nga Top Channel. “Në mënyrë të përsëritur Top Channel nën presionin e Edi Ramës dizinformon qytetarët. Kryetari i PD nuk i ka thënë Ramës as terhiqu as mos u tërhiq. I është thënë prano Venecian sepse nuk mund të jete Rama njeriu që vendos kush gjykatës dhe prokuror ka integritet dhe kush jo.” përfundon deklarata e selisë blu.