LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nard Ndoka tallet me ‘vizën’ e Ramës/ Nëse është e bardhë, do e thithë vetë!

13 Qershor 2016, 19:17, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është tallur me deklaratën e sotme të Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se shumica e cilësuar është vija e kuqe që nuk do preket nga mazhoranca. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoka shkruan se nëse kemi të bëjmë me vizë të bardhë, atëherë ajo do thithet nga rilindasit.

“Vija e kuqe! Rama vendosi sot ‘vizën e kuqe’, por nuk u kuptua qartë, nësë e vendosi si politikan apo si piktor!

Nësë është vizë e kuqe politike, do e kaloje Meta!
Nësë është vizë e kuqe, si piktor, do e kaloje Opozita!
Nësë është ‘vizë e bardhë’, si rilindas, do e thithin vetë!” përfundon postimin e tij Nard Ndoka.

Lajmet e fundit nga