LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti i keq/ Përmbytje në disa zona të vendit

13 Qershor 2016, 06:40, Aktualitet CNA

Moti i keq i ditës së sotme ka shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin.

Më emergjente duket të jetë situata në qytetin e Vlorës, ku në disa zona, katet e para të banesave dhe bizneseve kanë përfunduar nën ujë. Gjithashtu, nënstacioni në zonën e ?Skelës? rrezikon përmbytjen. Për momentin, shtëpitë që furnizohen nga ky nënstacion ndodhen pa energji elektrike. Raportohet se edhe rrugët e qytetit janë përmbytur.

Probleme ka pasur edhe në Tiranë , Lezhë dhe Durrës. Në kryeqytet, disa rrugë janë bllokuar nga uji. Në Durrës, zona më problematike është tek stacioni i trenit. Gjithashtu, në Lezhë ka pasur përmbytje në disa pjesë të qytetit.

Bashkia e Tiranës bën thirrje që për cdo emergjencë të telefonohet në numrin 112.

 

Lajmet e fundit nga