LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moti i keq/ Ja zonat pa energji elektrike

13 Qershor 2016, 09:57, Aktualitet CNA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka dhënë informacion për situatën e vendit dhe problematikat e rrjetit energjitik, të shkaktuara nga reshjet e shiut.

OSHEE qaron se ka marrë të gjitha masat përmes dispecerive rajonale në vend, që t?i përgjigjet në kohë cdo avarie të krijuar në rrjetin e tensionit të ulët, të mesëm e të lartë,  nga moti i keq.

Sipas saj, rreth 1700 punonjës nga 10 drejtoritë rajonale të tensionit të lartë në OSHEE, janë në gadishmëri për t?ju përgjigjur çdo problemi dhe avarie në linjat 35kV dhe paisjet e nënstacioneve.

Vëmendje i është kushtuar sidomos furnizimit me energji të fiderave që furnizojnë hidrovorët, spitalet, objekte të rëndësishme administrative.

Nga ana e OSHEE , janë marrë masa me vendosjen e grupeve të gadishmërisë dhe personelit përforcues pranë tyre apo furnizimit alternativ me dy drejtime.

Sipas informacionit të përcjellë në dispecerinë qendrore të OSHEE nga zyrat rajonale, grupet e punës së OSHEE kanë riparuar defektin në n/stacionin Matkë dhe Pobrat, në linjë 35 kV, Koplik ? Vukpalaj.

Gjithashtu është riparuar defekti dhe në n.stacionin Mëzez duke rikthyer kështu energjinë dhe në n/stacionin Valias

Aktualisht po punohet për riparimin e defektit në linjën 35 kV, Jagodinë ?Karavasta e cila furnizon me energji n.stacionet Ardenicë, Libofshë e Karavasta.

Grupet e punës së avarisë në OSHEE po punojnë dhe për riparimin e defektit në linjën 110 kV: Plasmas Fier e cila ka lënë pa energji n/stacionin Mërtish, Divjakë, Hysgjokaj, Plasmas.

Linja 110 -21/2 Plasmas-Kavajë jashtë pune.

Pa energji: n/stacioni Kavajë, Ballaj, Rrogozhinë.

N/stacioni Skelë është jashtë pune pasi është përmbytur nga reshjet e shiut

Zonat pa energji:

Durrës: Nikël, Borizanë, Sukth, Karpen, Manzë , Hammallaj, Spitallë, Kryevidh

Shkodër: Rrethina, Velipojë, Zejmen, Gjadër, Ishull Shëngjin, Iballë, Qelëz pjeserisht, Gjegjan, Shënkoll Tale, Kelmend, Koplik

Elbasan: Godolesh, Gjinar, Mollas, Orenjë, Hotolisht, Labinot

Berat: Terpan, Starovë, Potom, Divjakë , Hysgjokaj , Mërtish, Sinje

Gjirokastër: Qesarat, Krahës, Kalivac, Dragot, Piskovë, Konispol, Memaliaj

Kukës: Golaj, Fajzë, Pac

Burrel: Reps, Zenisht, Mamurras, Zhei, Sllovë, Rrëshen

Fier: Portez, Kraps, Mbrostar, Levanm Libofshë, Karavasta, Cakran, Patos, Ballsh

Korcë: Bitinckë, Liqenas

Vlore: Kocul, Orikum, Xhuherinë, Selenicë, Dukat, Radhimë, Mifol, Cerkovinë, Lepenicë, Treblovë, Kaninë, Zvërnec, Novoselë

Pranë të gjithë fiderave që ushqejnë hidrovorët janë grupet e gadishmërisë të cilët shërbejnë 24 orë.

 

Lajmet e fundit nga