LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Themelohet “Sfida për Shqipërinë”/ Ja qëllimet dhe strategjia për zgjedhjet e vitit 2017

11 Qershor 2016, 10:35, Aktualitet CNA

Në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, një grup prej 3000 qytetarësh firmosën për themelimin e grupimit politik ?SFIDA PËR SHQIPERINE? me qëllim përfaqësimin e të gjithë votuesve shqiptarë të zhgënjyer nga politika e vjedhjes dhe korrupsionit.

Ky grupim politik do të garojë që në zgjedhjet e vitit 2017 me listën e vet të plotë e të pavarur dhe nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti tjetër parlamentare. SFIDA i konsideron partitë kryesore shqiptare si burimin e problemeve dhe jo pjesë të zgjidhjes së tyre.

Një pjesë e mirë e themeluesve janë qytetarë të angazhuar edhe më parë në fushatën e kandidatit të pavarur për kryebashkiak Gjergj Bojaxhi, ndërsa pjesa tjetër i janë bashkuar ?SFIDËS? muajt e fundit. Grupi nismëtar përbëhet nga pedagogë, juristë, ekonomistë, mjekë, përfaqësues të medias, sipërmarrës dhe qytetarë të tjerë të angazhuar.

Dr. Medlir Mema foli për kontratën e re sociale që duhet të bëjnë shqiptarët e ndershëm që duan punën dhe vendin e tyre. ?Politikanët ia kanë arritur të na bëjnë pesimistë, mos-reagues dhe indiferentë. Ka shumë që janë të kënaqur vetëm të kritikojnë të tjerët. Historia sheh me respekt atë që në fakt është futur në arenë për t?u përballur me të keqen.?

Një prej përfaqësueve të ?SFIDËS?, Gjergj Bojaxhi shpjegoi edhe detajet e statutit të ri ku kryetari i partisë nuk mund të kandidojë për asnjë pozicion politik si deputet, kryetar bashkie, kryeminister etj. Një tjetër pikë e statutit është se asnjë kandidat nuk mund të përzgjidhet nga kryesia apo kryetari por nga çdo antar i ?SFIDËS?. Të gjitha postet si politike ashtu dhe administrative kanë një maksimum prej dy mandatesh. Këta elementë përbëjnë thelbin demokratik të organizimit të këtij formacioni partiak dhe ngelen të pandryshuara në statut për një periudhë 40 vjecare pavarësisht cdo nisme.

Dr. Ermal Hasimja u përqendrua tek sfida e Shqipërisë jo për premtime punësimi por tek puna dhe mundësia e barbartë për të konkuruar. ?Ne punojmë për njerëz që na mjelin dhe që të mbajmë një administratë të keqpërdorur? ? tha ai. Ndërsa Dr. Hektor Ruci duke u ndalur tek Sfida për Drejtësinë tha se është e pamundur që të pretëndojmë që drejtësinë do ta kthejnë ata që na e rrëmbyen.

Folësit ftuan t?i bashkohen SFIDËS të gjithë qytetarët që besojnë se mënyra sesi është qeverisur Shqipëria këto vitë ka qënë e gabuar. Në javët në vijim ?SFIDA PER SHQIPERINE? do të nisë punën dhe takimet për shtrirjen e saj në të gjithë vendin.

Lajmet e fundit nga