Themelohet “Sfida për Shqipërinë”/ Ja qëllimet dhe strategjia për zgjedhjet e vitit 2017 – CNA
Connect with us

Aktualitet

Themelohet “Sfida për Shqipërinë”/ Ja qëllimet dhe strategjia për zgjedhjet e vitit 2017

Publikuar

-

Në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, një grup prej 3000 qytetarësh firmosën për themelimin e grupimit politik “SFIDA PËR SHQIPERINE” me qëllim përfaqësimin e të gjithë votuesve shqiptarë të zhgënjyer nga politika e vjedhjes dhe korrupsionit.

Ky grupim politik do të garojë që në zgjedhjet e vitit 2017 me listën e vet të plotë e të pavarur dhe nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti tjetër parlamentare. SFIDA i konsideron partitë kryesore shqiptare si burimin e problemeve dhe jo pjesë të zgjidhjes së tyre.

Një pjesë e mirë e themeluesve janë qytetarë të angazhuar edhe më parë në fushatën e kandidatit të pavarur për kryebashkiak Gjergj Bojaxhi, ndërsa pjesa tjetër i janë bashkuar “SFIDËS” muajt e fundit. Grupi nismëtar përbëhet nga pedagogë, juristë, ekonomistë, mjekë, përfaqësues të medias, sipërmarrës dhe qytetarë të tjerë të angazhuar.

Dr. Medlir Mema foli për kontratën e re sociale që duhet të bëjnë shqiptarët e ndershëm që duan punën dhe vendin e tyre. “Politikanët ia kanë arritur të na bëjnë pesimistë, mos-reagues dhe indiferentë. Ka shumë që janë të kënaqur vetëm të kritikojnë të tjerët. Historia sheh me respekt atë që në fakt është futur në arenë për t’u përballur me të keqen.”

Një prej përfaqësueve të “SFIDËS”, Gjergj Bojaxhi shpjegoi edhe detajet e statutit të ri ku kryetari i partisë nuk mund të kandidojë për asnjë pozicion politik si deputet, kryetar bashkie, kryeminister etj. Një tjetër pikë e statutit është se asnjë kandidat nuk mund të përzgjidhet nga kryesia apo kryetari por nga çdo antar i “SFIDËS”. Të gjitha postet si politike ashtu dhe administrative kanë një maksimum prej dy mandatesh. Këta elementë përbëjnë thelbin demokratik të organizimit të këtij formacioni partiak dhe ngelen të pandryshuara në statut për një periudhë 40 vjecare pavarësisht cdo nisme.

Dr. Ermal Hasimja u përqendrua tek sfida e Shqipërisë jo për premtime punësimi por tek puna dhe mundësia e barbartë për të konkuruar. “Ne punojmë për njerëz që na mjelin dhe që të mbajmë një administratë të keqpërdorur” – tha ai. Ndërsa Dr. Hektor Ruci duke u ndalur tek Sfida për Drejtësinë tha se është e pamundur që të pretëndojmë që drejtësinë do ta kthejnë ata që na e rrëmbyen.

Folësit ftuan t’i bashkohen SFIDËS të gjithë qytetarët që besojnë se mënyra sesi është qeverisur Shqipëria këto vitë ka qënë e gabuar. Në javët në vijim “SFIDA PER SHQIPERINE” do të nisë punën dhe takimet për shtrirjen e saj në të gjithë vendin.

1 Comment

1 Comment

  1. Alban Dardani

    17 Mars, 2017 at 5:34 am

    _Prite, kartolinen prite.
    Se, po vjen si nje simite
    _ Tralala , dhe trilili.
    Ma gezofsh. ” vitin e ri”…..!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Kërkohet një trajner!/ Një emër i madh i telefonon Dukës, sa për rrogën…

Publikuar

-

By

Çudia më e madhe e negociatave për të gjetur trajnerin e ri të përfaqësueses shqiptare ka qenë padyshim një telefonatë që i ka mbërritur presidentit Duka gjatë këtyre ditëve. Personi, nga ana tjetër, ishte as më shumë e as më pak vetë Sven Goran Eriksson, ish-trajneri i njohur i Lazios dhe Kombëtares së Anglisë.

Ai ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që t’i besohej drejtimi i përfaqësueses shqiptare, duke mos pasur pretendime të mëdha për rrogën që do të caktonte FSHF për të, shkruan Panorama Sport.

“Nuk më intereson shumë rroga në këtë moment”, ka thënë suedezi i cili për shumë vite ka qenë trajneri më i paguar në botë, në drejtimin e Anglisë, Manchester Cityt apo edhe klubeve kineze ku ka qëndruar së fundmi.

Hipoteza ka qenë shumë interesante dhe Duka e ka shqyrtuar me personat e afërt. Por më pas, është vendosur që të mos ndiqet pista e suedezit 69-vjeçar sepse kërkohet një trajner pak më i ri në moshë, që të mund të drejtojë kuqezinjtë në një periudhë afatgjatë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama dënon dhunën ndaj mjekëve/ Pranon korrupsionin në shëndetësi

Publikuar

-

By

Kryeministri Rama gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me mjekë dhe drejtues të shërbimeve shëndetësore, ndonëse ka pranuar se ka korrupsion në radhët e shëndetësisë, ka dënuar dhunën ndaj bluzave të bardha.

Kreu i Qeverisë ka dënuar dhunën ndaj mjekëve, duke u shprehur se ky problem duhet të marrë fund.

“Dhuna ndaj mjekëve është një problem, që duhet të marrë fund”, ka theksuar Rama.

Rama pranoi se korrupsioni në shëndetësi ende ekziston, por sipas tij janë raste të izoluara.

“Këto raste të izoluara korruptive nuk duhet të përbaltin figurën e mjekut. Cënimi i sigurisë së mjekut është një sport që nuk duhet praktikuar.”-tha ndër të tjera kreu i ekzekutivit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zbardhet vrasja e Jurgen Kurtit/ Në pranga tre persona 

Publikuar

-

By

Policia ka zbardhur sot vrasjen e Jurgen Kurtit, të ndodhur më 18 mars në rrugën “Zef Jubani”.

Mësohet se uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë shtetasit:

– E. L., 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë;

– A. B., 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier;

-O. Q., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

“Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e  veprimeve hetimore të kryera,  dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasit e mësipërm së bashku me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim. Policia gjatë kontrollit fizik dhe në basnesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 18 mars 2019, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri 26 vjeçari J. K.

Arrestohen tre shtetas si bashkëpuntorë në vrasje, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar pas kryerjes së ngjarjes, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro e lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze.

Pas një pune të mirë organizuar nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri shtetasi, J.K., 26 vjeç, është arritur të bëhet dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje ku janë ndaluar/arrestuar shtetasit:

– E. L., 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë;

– A. B., 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier;

-O. Q., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër.

Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e  veprimeve hetimore të kryera,  dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasit e mësipërm së bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim.

Policia gjatë kontrollit fizik dhe në basnesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.

Gjithshtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e motiveve të kësaj ngjarje.

Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera pasi cënojnë hetimin.

Materialet  ju dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”,  “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet08:38 - 26 Mars, 2019

Histori të panjohura/ Sekretet dhe ana e errët e jetës së princeshave arabe

Kur Sheikha Latifa, Princesha e Dubait, u largua nga vendi i saj në shkurtin e vitit të shkuar, duke hipur...

Aktualitet23:08 - 25 Mars, 2019

Trump: Prokurori Mueller veproi me ndershmëri në hetimin ndaj Rusisë

Pasi e ironizoi për muaj me radhë Prokurorin Special Robert Mueller lidhur me hetimin për mundësinë e lidhjeve me Rusinë...

Aktualitet18:49 - 25 Mars, 2019

Moti i keq shkakton dhjetra viktima dhe të plagosur në Iran

Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe viktima në shtetin  e Iranit. Mësohet se...

Aktualitet19:32 - 24 Mars, 2019

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Presidenti grek kujton kushtet

Ditën e sotme shteti grek ka festuar pavarsinë e tij. Gjatë fjalës në ceremoninë e zhvilluar presidenti i Greqisë Prokopis...

Aktualitet09:03 - 24 Mars, 2019

Pas 20 vitesh/ Zyrtari i NATO-s:Bombardimi, ndjenjë dëshpërimi dhe lehtësimi

Sa herë që kujtohet fushata e sulmeve ajrore të NATO-s, e nisur më 24 mars të vitit 1999, personi i...

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Trending

Read previous post:
I moshuari proteston tek “Skënderbeu”/ Zoti Lu më ndihmoni të shpëtoj nga kjo drejtësi e korruptuar

Një shtetas 65-vjeçar ka tërhqur vëmendjen e qytetarëve të Tiranës pasi hipi tek busti i Skënderbeut duke bërë thirrje për...

Close