LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Siri, shpërthime vdekjeprurëse në Damask pranë një vendi të shenjtë

11 Qershor 2016, 21:33, Kosova & Bota CNA

Dy shpërthime në një vend të shenjtë të sektit Shi?it në kryeqytetin e Sirisë, kanë lënë 8 të vdekur dhe shumë të plagosur. Media shtetërore siriane tha se një vetvrasës me bombë aktivizoi paisjen në hyrje të vendit të shenjtë, Sayyida Zeinab, që gjendet në jug të qendrës së Damaskut. Shpërthimi u pasua nga një makinë bombë në hyrjen e ruajtur mirë të vendit të shenjtë që ka një rendësi të madhe për sektin Shi?it në mbarë botën.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani njofton për një numër më të madh viktimash, duke thënë se të paktën ka 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Deri tani askushnuk e ka marrë përsipër sulmin, i cili ndodhi në një zonë ku ka patur disa shpërthime të tjera në të kaluarën, shpesh të marra përsipër nga militantët e Shtetit Islamik./VOA

20:10 Kosova & Bota

Zonja e parë

Hillary Clintoni është e para grua kandidate për Shtëpinë e ...

Lajmet e fundit nga