LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastriot Myftaraj/ Skandali i sotëm i Ramës me Hymnin Kombëtar Shqiptar në tribunën e stadiumit

11 Qershor 2016, 16:11, Aktualitet CNA

Në momentet kur ishte duke u ekzekutuar Hymni Kombëtar Shqiptar para nisjes së ndeshjes së sotme Shqipëri-Zvicër, kamerat televizive franceze u fokusuan te Kryeministri Rama, i cili gjendej në tribuën VIP të stadiumit. Ishte pikërisht momenti ku përsëritet refreni i Hymnit Kombëtar. Kryeministri Rama bëri të ulet në pauzën prej pak sekonda që është para përsëritjes së refrenit, duke treguar kështu mosnjohjen e Hymnit Kombëtar Shqiptar. Por kur dëgjoi se muzika nisi përsëri drejtoi trupin.
Asnjë tifoz shqiptar në stadium nuk lëviz dhe të bëjë gabimin të ulet në këtë moment të ekzekutimit të Hymnit Kombëtar, vetëm Kryeministri Rama e bëri këtë.
Në çdo vend të botës ky do të ishte konsideruar një skandal i madh, i mjaftueshëm për të shkaktuar Kryeministrin në dorëheqje.
Disa javë më parë Kryeministri Rama i tha live në televizion përfaqësuesit në Shqipëri të një institucioni ndërkombëtar: ?Mos u bëj shqiptar!?
Kjo thënie përçmuese për shqiptarët ka nënkuptimin: ?Ne të dy nuk jemi shqiptarë!?
Nuk është çudi pra që Kryeministri Rama nuk e njeh Hymnin Kombëtar Shqiptar.

Lajmet e fundit nga