LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kritika ndaj komenteve të Presidentit Erdogan për gratë

11 Qershor 2016, 21:53, Kosova & Bota CNA

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan përsëriti thirrjen për gratë turke që të heqin dorë nga planifikimi familjar dhe të lindin të paktën tre fëmijë.

Deklarata e tij është kritikuar ashpër nga aktivistët e të drejtave të grave dhe po sfidohet nga studiues të Islamit dhe nga ekspertët politikë.

Në një deklaratë të organizatës KADER për të drejtat e grave thuhet se detyrat e presidentit nuk përfshijnë përcaktimin e numrin të fëmijëve që të duhet të kenë nënat turke dhe se do të dëshironin që presidenti të trajtonte çështje si vrasjet e grave, abuzimin e fëmijëve, apo papunësinë dhe dhunën ndaj tyre.

Sipas të dhënave zyrtare, niveli i lindjeve në Turqi është aktualisht dy fëmijë për çdo grua dhe rritja e nivelit të popullsisë është 1.3%. Popullsia e Turqisë është rritur në nivelin 78.7 milionë, krahasuar me 68 milionë në vitin 2000./VOA

20:10 Kosova & Bota

Zonja e parë

Hillary Clintoni është e para grua kandidate për Shtëpinë e ...

Lajmet e fundit nga