LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet “skifteri” i Tiranës

11 Qershor 2016, 06:48, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka arrestuar dje një shtetas 38 vjeçar pasi u kap në flagrancë duke vjedhur. Sipas policisë, shtetasi në fjalë ka kryer edhe një sërë vjedhjesh të tjera.

Burime nga policia thanë se shtetasi i arrestuar është Elton Premçe, 38 vjeç, banues në Tiranë , i dënuar më parë në Francë për vjedhje. Ai u kap në flagrancë duke vjedhur kasetofonin e mjetit tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit G. S.

Policia ka dokumentuar një sërë vjedhjesh të ndodhura në juridiksione të ndryshme, ku ky shtetas dyshohet të jetë autor i mundshëm;

Më datë 09.06.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip “Smart” në pronësi të shtetases O. S.

Më datë 10.06.2016, vjedhje kasetofonit në mjetin tip “Smart” në pronësi të shtetases A. S.

Më datë 29.03.2016, vjedhje e sendeve në brendësi të mjetit tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetases A. B.

Më 29.03.2016, vjedhje e sendeve në brendësi të mjetit tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit F. Gj.

Më datë 14.05.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit Xh. N.,

Më datë 17.05.2016, bjedhje e kasetofonit në mjetin tip “Opel” në pronësi të shtetases M. Q.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes së kryer më shumë se një herë

Lajmet e fundit nga