LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë automobilistik/ Humb jetën një person

11 Qershor 2016, 08:58, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në rrugën e Kombit, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Mjeti tip “Renault” me targa 01-203 IA dhe mjeti me targa AA425IG janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit Renault shtetasi Melazim Bytyqi , banues në Leshan Kosove, 51 vjeç.

Gjithashtu, janë dëmtuar shtetasia B.M. 31 vjeçe dhe 1 fëmijë 6 vjeç që ndodheshin pasagjerë në makinën e Renaultit , të cilët janë nisur për në Spitalin Ushtarak. Drejtuesi i mjetit AA425IG Xh.A. ndodhet në spitalin e Rrëshenit nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të saj

Lajmet e fundit nga