LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të dhëna të tjera për skandalin "Edvin Gate"

10 Qershor 2016, 14:50, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka postuar denoncimin e një qytetari, i cili shkruan se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka takuar specialistin Entiol Xhelila, edhe pse ai është nënë masën e sigurisë ?arrest shtëpie?.

Sipas Berishës ky është një krim antikushtetues. Ish-kryeministri i ka bërë thirrje prokurorisë të shtojë në hetim edhe takimet e paligjshme të Saimir Tahirit me të arrestuarin.
Postimi i Berishës dhe denoncimi i qytetarit

Qytetari dixhital denoncon Saje qorrin per takime te kundraligjshme me oficerin e arrestuar per çeshtjen e pergjimit, me mbiemer Xhelili. Saje, pasi i shiti per te shpetuar mendren e tij, perpiqet tani t’u mbylle gojen dhe t’i zhyse keshtu me thelle ne krimin antikushtetues qe kane kryer ne zbatim te urdherave antikushtetuese te Rames, Tahirit dhe Çakos.

I bej thirrje prokurorit te shtoje ne hetim edhe takimet e paligjshme dhe pa lejen e tij te Saje qorrit me te arrestuarin, Xhelilin e pergjimit apo skandalit “Edvin Gate”. sb

“Pershendetje doktor,jam nje qytetar qe banoj,po ju informoj se dje dhe pardjje ka ardhur dy her ne dite caje qorri me taku nje nga djemt qe eshte arrest shtepie me mbiemtin xhelili.shtepia ku erdhi dshte te lapidari 4 deshmoret afer lokalit Tripek ne katin e 4 flm me respekt B.l”

 

Lajmet e fundit nga