LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot-Skandali/ Erion Veliaj shpërdoron paratë e qytetarëve, ndërton aty ku shkatërrohet

10 Qershor 2016, 15:16, Aktualitet CNA

Gati dy muaj më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, inaguroi rrugën pranë Pallatit të Kongreseve, duke theksuar se do të ishte një çlirim për këtë zonë.

Projekti përfshinte rindërtimin e rrugës që ndan Pallatin e Kongreseve me Hotel Rogner, ndërtimin e një rotondoje pranë stadiumit ?Qemal Stafa? si dhe rikonstruktimin e trotuarit ngjitur me stadiumin.

Dje, qeveria nisi shembjen e stadiumit Qemal Stafa, për të ndërtuar ?Arenën Kombëtare?. Pjesë e shkatërrimit ishte edhe zona e rindërtuar nga Bashkia e Tiranës, trotuari pranë stadiumit.

Vetëm dy muaj pas inagurimit të Veliajt, pjesa e trotuarit të rindërtuar shkatërrohet. Paratë e taksapaguesve në këtë rast, çohen dëm dhe i vetmi fajtor për këtë është kryebashkiaku i Tiranës, i cili në dijeni të plotë për shkatërrimin e stadiumit, vendosi të rindërtojë trotuarin aty pranë.

Janë me dhjetra milionë lekë të qytetarëve të Tiranës që ?flaken? brenda një periudhe kohore shumë të shkurtër.

Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga citynews, trotuari ngjitur me stadiumin është shkatërruar për shkak të punimeve. Është normale që nga futja e mjeteve që do shembin stadiumin, pjesa e trotuarit do të prishej, por ky fakt nuk e ndaloi Bashkinë e Tiranës të kryente një investim që dihej nga fillimi se do të ishte i pavlerë.

Kjo ngre dyshime të forta për mënyrën se si kryebashkiaku Erion Veliaj, menaxhon  taksat e qytetarëve të Tiranës. Në rastin konkret, rezulton se ato janë investuar në një projekt, nje pjesë e së cilës “avulloi” për dy muaj. Duke pasur informacionin për ndërtimin e stadiumit, krybashkiaku mund të mos e përfshinte atë pjesë në projektin e rikonstruksionit. Kështu do të shpëtonte disa dhjetra milionë lekë, të cilat do të investoheshin diku tjetër.

Ky shpërdorim në këtë mënyrë i fondeve të Bashkisë tregon mungesën e përgjegjshmërisë nga krybashkiaku Veliaj, i cili edhe pse i shkaktoi këtë dëm qytetarëve të Tiranës, mund të kishte kërkuar që punimet në stadium të kryheshin nga pjesa e prapme dhe trotuari i rindërtuar do ishte funksional për qytetarët, edhe për pak kohë./citynews

13414538_10209261040985091_2060812506_n 13435754_10209261055545455_1557399800_n 13435930_10209261039825062_1794037808_n 13436041_10209261055065443_600480665_n 13442104_10209261053065393_1025833797_o 13400936_10209261056105469_666418388_n 13401185_10209261055225447_1433650543_n 13407559_10209261057185496_506924074_n 13407562_10209261056425477_1414225701_n 13407577_10209261056225472_521012469_n

Lajmet e fundit nga