LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thaçi në NATO: Kosova e vendosur të jetë anëtare

8 Qershor 2016, 22:05, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij në Bruksel, ka zhvilluar  takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në takim u bisedua për mundësinë e inicimit të një dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, si dhe për bashkëpunimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) me Aleancën Veri-Atlantike.

Presidenti Thaçi u shpreh se FSK-ja është e gatshme që të marrë pjesë në manovrat, por edhe të kontribuojë në misionet paqeruajtëse të NATO-s, sidomos në fushat ku është specializuar dhe ka bërë përvojë FSK-ja.

?Kosova është e vendosur që të bëhet anëtare e NATO-s?, citohet të ketë thënë presidenti Thaçi, bëhet e ditur përmes një komunikate për medie.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se KFOR-i do të vazhdojë misionin e tij për një ambient të sigurt në Kosovë dhe do të garantojë lirinë e lëvizjes për aq kohë sa është e nevojshme.

Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi se çfarëdo reduktimi i numrit të forcave të NATO-s në Kosovë do të bazohej në përmirësimin e kushteve në terren.

(Kosova Sot)

Lajmet e fundit nga