LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtënat me armë në Elbasan/ Arrestohen 5 persona për pengim të zbardhjes së vërtetës

9 Qershor 2016, 09:19, Aktualitet CNA

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se kanë penguar në zbardhjen e hetimeve lidhur me ngjarjen e ditës së djeshje, ku u qëllua në drejtim të policisë. Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Ambri Sinakoli,  21  vjeç; Fiqeret Meçe,  23  vjeç; Kastriot Peqini,  39  vjeç; Serxho Hakilja,  24   vjeç,  dhe Jetmir Shehu,  26  vjeç, të pestë banues  në  Elbasan.

Këta   shtetas dyshohen  të  kenë  kryer  veprime  që  pengojnë   në  zbulimin  e  së  vërtetës. Ndaj  të arrestuarve   u  referuan  materialet   pranë  Prokurorisë së Krimeve  të   Rënda  Tiranë për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale ?Veprime  që  pengojnë  zbulimin  e  së  vërtetës?  dhe   ?Prodhimi  dhe   mbajtja  pa  leje  e   armëve   luftarake  dhe  e  municionit?  parashikuar  nga   nenet  301  dhe   278/2  Kodit  Penal

Gjatë  kqyrjes  së  vendit  të  ngjarjes,  u  gjetën  dhe  u  sekuestruan  në  cilësinë  e  provës  materiale:

Policia,  po  vazhdon  punën  për  sqarimin  e  plotë  të  rrethanave  të  ngjarjes.

Më herët në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Ardjan Çapja,  48 vjeç, Florenc Çapja, 35  vjeç,  dhe Bledar Muça, 37  vjeç,  të tre banues  në Elbasan.

Këta  shtetas,  u  arrestuan  nga  efektivat  e  policisë,  gjatë   ditës  së  djeshme,  pasi   dyshohen  të  kenë  qëlluar   me  armë zjarri  në  drejtim të forcave të  posaçme  të  policisë  të cilët   kanë  qenë  duke  kryer   veprime  operacionale   dhe  proçeduriale   në  Lagjen  ?Emin  Matraxhiu?.

Lajmet e fundit nga