LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shoqata e Avokateve Penaliste/Po shantazhohet gjykata dhe prokuroret

9 Qershor 2016, 06:16, Aktualitet CNA

Shoqata e Avokateve Penaliste te Shqiperise ne nje publikim te saj ka shprehur qendrimin kunder cdo nderhyrje te politikes te cfaredo do krahu qofte qe shantazhon gjykaten apo Prokuroret ne vendimarjen apo urdherat e ekzekutimit.

“Shantazhi ne gjuhen tone juridike quhet Ankim apo Rekurs pasi keto jane mjete ligjore per te kundershtuar nje vendim te nje gjykate te shkalles se ulet ne nje gjykate te shkalles me te larte. Jemi kunder cdo seance gjyqsore penale qe zhvillohet ne menyre te njeansheme pa njoftuar avokatin ose personin nen hetim. Nuk ka ndeshje futbolli me nje skuader. Sic njoftohet prokurori duhet te njoftohet edhe personi ndaj te cilit vendoset nje mase sigurimi apo ndalimi. Cdo kush ka te drejt te degjohet para se te gjykohet..Kjo eshte barazia e armeve ne nje proces penal..”, thuhet ne deklaraten e kryetarit te Shoqates te Avokateve Penaliste, Saimir Vishaj./citynews

Lajmet e fundit nga