LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Dr. Ardian Qosja/A është vera pushim edhe për rrugët respiratore?

9 Qershor 2016, 06:33, Aktualitet CNA

Stina e dimrit kaloi dhe tani është koha të merrni frymë! Nuk ka më viruse, baktere, ftohje, gripëra, etj. Por a është stina e verës pushim për infeksionet e frymëmarrjes? Në periudhën e verës ?fshihen? baktere të cilat shkaktojnë pneumoni anormale në mushkëri. Për këtë arsye ju ofrojmë disa informacione bazë të dobishme në lidhje me pneumoninë Legionela dhe Mykoplazma.

Pneumonia nga Legionella

Quhet ndryshe sëmundje e legjionareve, është infeksion pulmonar i shkaktuar nga bakteri legionella pneumophila. Kjo shfaqet në formën e epidemive të vogla apo më të mëdha në stinën e verës apo në fillim të vjeshtës.

Si merret sëmundja?

Bakteri i legionellës rritet kryesisht në mjediset ujore të nxehta, midis temperaturave 32 dhe 45 ° C. Ajo është gjetur edhe në lumenj, liqene dhe në përgjithësi në të gjitha mjediset e ujit temperatura e të cilit nuk është shumë e ulët. Bakteri i legionellës është i pranishëm në mjediset natyrore në doza aq të ulëta sa ajo nuk është e rrezikshme. Infeksioni nga Legionella nuk transmetohet nga personi në person, por transmetohet nga flukset e aerosolit dhe uji i ndotur, si në rastet e mjediseve me kondicioner apo të lagësht. Ky bakter zhvillohet kryesisht në ambjente të lagështa dhe të ngrohta, të tilla si sistemet e tubacioneve, kondicionerëve, të cilat formojnë më pas një film bakterial. Legionella përbën një problem serioz për shëndetin publik, për shkak se ajo është një element reziku në të gjitha situatat në të cilat njerëzit veprojnë në të njëjtin mjedis, si në shtëpi të moshuarish, hotele, spitale, pishina dhe vende të tjera publike, në të cilat funksionojnë sisteme tubacioni dhe sisteme me ajër të kondicionuar.

Simptomat

Legionella shfaqet në dy forma, sëmundja e legjionarit dhe ethet pontiac. Sëmundja e legjionarit e cila ka periudhë inkubacioni 2 deri 10 ditë shfaqet me simptomat e pneumonisë kollë produktive; temperature deri 40; dispne. Mund të komplikohet me simptoma ekstrapulmonare (neurologjike, renale, gastoenterologjike). Ethet Pontiac, është forma e lehtë e ngjashme me influencën me një periudhë inkubacioni 2448 orë me temperaturë, mialgji, cefale. Infeksioni mund të shfaqet edhe në formën sub-klinike pa shenja klinike të pneumonisë apo influencës. Evidentohet nga prezenca e antikorpeve anti-legionella në gjak.

Faktorët e rezikut

Diagnostikimi

Diagnostikimi në kohë është thelbësor për trajtimin e duhur dhe të suksesshëm.

Lajmet e fundit nga