LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mustafa Nano: Zgjidhje janë vetëm zgjedhjet e parakohshme/SHBA ka përgjegjësi për situatën

9 Qershor 2016, 07:03, Aktualitet CNA

Mustafa Nano ka komentuar në studion e tij në Zululand Reformën në Drejtësi që nga starti i saj edhe deri në takimin e fundit Rama-Basha në Pallatin e Kongreseve. Nano nuk beson se do të arrihet të bëhet referoma për aq kohë sa bëhet si do Berisha.

Madje përtej Berishës, Nano vendos gishtin e përgjegjësisë edhe mbi faktorin ndërkombëtar sidomos atë amerikan. ?Amerika besoj ka përgjegjësi që kjo gjë nuk po bëhet, sepse ka gjithë këto vite, 2 dekada e gjysëm që ka promovuar herë pas here një horr si Sali Berisha, të cilit sa herë që i duhet u qurravitet amerikanëve. Kur sheh që diplomacia amerikane ose ambasadorët amerikanë i shkelin në kallo fort ai bën të fortin, ai bën gangsterin, ai u përcjell atyre mesazhe që ?mos u kruani me mua sepse unë ua destabilizoj vendin?, siç ua përcolli edhe para disa javësh kur tha që shqiptarët duhet të armatosen, mesazhi ky ishte?, tha Nano.

Nano kur flet për PD fliste vetëm për Sali Berishën, dhe për ta qartësuar sërish që PD ka ende Berishën Kryetar ai tha: ?Lideri bëhet vetë. Lulzim Basha sipas meje nuk ka për tu bërë kurrë lider, sepse është një njeri që nuk ka personalitet. Është njeriu më pa personalitet në politikën shqiptare?. Gjatë kohës kur fliste për Berishën, Nano e ka cilësuar horr dhe vrasës.

Nano duke luajtur me faktin që Rama ka futur në Kuvend njerëz me rekorde kriminale, ju rikuthye një shkrimi të tij para zgjedhjeve të 2013 ku i bëhtë thirrje në kontekstin e duhur se Rama duhet të marr me vete qëlbësira.

Ndërsa për t?i vënë kapakun gjithë debatit për Reformën në Drejtësi Nano tha se Rama duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të zgjëruar numrat e mazhorancës. ?Nëse kjo reformë nuk bëhët për mua kryeministri duhet të shpalli zgjedhjet e parakohshme ose për të shkuar vetë në shtëpi ose për të krijuar një maxhorancë tjetër më të fuqishme sesa kjo. Sipas meje refoma në drejtësi nuk do të bëhtë sipas Berishës që ajo reformë nuk do i shërbejë askujt?, deklaroi Nano në studion e Zululand./TemA TV

Lajmet e fundit nga