LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lordi i drogës plagoset në një resort turistik në Bullgari

9 Qershor 2016, 21:39, Aktualitet CNA

Dimitar Zhelyazkov, i njohur si Mitjo Ochite, një nga lordët më famëkeq të drogës në Bullgari, po luftonte për jetën në spital të enjten, pasi u plagos në përleshje me armë në resortin turistik Sunny Beach një ditë më parë.

Një nga bashkëpunëtorët e Zheliazkov u vra nga të shtënat dhe një tjetër u plagos rëndë.

Sipas autoriteteve, shtatë persona janë arrestuar në lidhje me të shtënat dhe operacionet policore vazhdojnë në pesë qarqe të vendit.

Shkëmbimi i zjarrit që u zhvillua rreth orës 8.30 të mbrëmjes së të mërkurës në restorantin 4 You në Sunny Beach.

Zhelyazkov, i shoqëruar nga një bandë prej rreth 30 personash, parakaloi nëpër rrugë dhe hyri në restorant, ku njerëzit po hanin darkë, njoftoi media.

Ata u pritën nga të shtëna prej dhjetë personash, të cilët dyshohet se janë të afërt me pronarin e  restorantit, Bozhidar Georgiev, i njohur si Bozho.

Kryesekretari i ministrisë së brendshme Georgi Kostov tha të enjten se përplasja me armë u provokua nga një mosmarrëveshje personale midis Zheliazkov dhe Georgiev.

Më herët të mërkurën, i dashuri i vajzës së Zheliazkov ishte rrahur pas një grindjeje për parkimin e makinave ku përfshihej edhe Georgiev, tha Kostov.

Ai tha se njerëzit e Zhelyakov ishin të gjithë të veshur me xhaketa antiplumb, kur hynë në restorant, ku shefi i tyre kishte organizuar një takim me Georgiev.

Por sipas spekulimeve të mediave lokale, arsyeja e vërtetë për këtë incident ishte një përpjekje nga Zheliazkov dhe banda e tij për të rrëmbyer para nga pronari i restorantit, i cili refuzoi të pajtohet.

Zhelyazkov u qëllua nga pesë plumba dhe mjekët në spital në Burgas luftuan për të shpëtuar jetën e tij gjatë gjithë natës.

Personi që u vra ishte 21 vjeç dhe sapo kishte filluar punën për Zheliazkov.

Kryeministri Bojko Borisov ndërkohë ka kritikuar policinë për mosmarrjen e masave në kohë për të arrestuar anëtarët e bandës të Zheljazkov, që bllokoi zonën përreth spitalit të Burgasit dhe ka frikësuar gazetarët që po raportonin mbi këtë incident.

Ai tha se ministrja e brendshme Rumjana Bachvarova kishte anuluar pjesëmarrjen e saj në Këshillin e Ministrave në Bruksel dhe po udhëtonte në Burgas, si rezultat i incidentit.

Opozita gjithashtu e ka kritikuar punën e forcave të policisë.

Deputeti socialist Atanas Merdjanov e thirri Bachvarovën të raportojë në parlament rreth masave të ndërmarra për të garantuar sigurinë e turistëve në fillim të sezonit veror, që sipas tij filloi me një luftë bandash.

Zhelyazkov është mes emrave të njohur të krimit në Bullgari.

Në vitin 2008 ai u dënua për drejtim të një bande kriminale përfshirë në trafikim droge dhe shërbime të paligjshme seksuale në gjirin jugor. Pasi lidhi një marrëveshje me prokurorinë, ai kaloi vetëm katër vite në burg./BIRN

Lajmet e fundit nga