LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KQZ i kalon të dhënat e Elvis Rroshit prokurorisë

9 Qershor 2016, 08:43, Aktualitet CNA

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka vendosur me 7 vota pro kalimin e të dhënave të Kryebashkiakut Elvis Rroshi për hetim më të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme. Mësohet se hetimet e përmbledhura të KQZ-së  do t?i dërgohen Prokurorisë së Përgjithshme, e cila do të merret me verifikimet e mëtejshme për të konkluduar nëse Elvis Rroshi është apo jo subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Kavajës përfaqësohet në KQZ nga avokati i tij Theodhori Sollaku.

Elvis Rroshi rezulton i dënuar nga Gjykata e Kavajës në vitin 2013 për veprën penale goditje për shkak të detyrës. Ndërsa akuzohet se ka fshehur gjykimet në autoritetet gjermane dhe italiane.

Lajmet e fundit nga