LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria me cilësinë e kombësisë më të ulët në rajon

8 Qershor 2016, 07:15, Aktualitet CNA

Indeksi i Cilësisë së Kombësisë, ?Quality of Nationality 2015?, i studiuar nga Henley and Partners, krahason vlerën e kombësive në të gjithë botën, nga ku Shqipëria gjendet në zonën më të ulët.

QNI është indeksi pari i këtij lloji që arrin të vlerësojë në mënyrë objektive vlerën e brendshme kombësisë (shkallën e ekonomisë, zhvillimin njerëzor dhe paqen dhe stabilitetin) dhe vlerën e jashtme (udhëtimin e lirë dhe aftësinë për të banuar dhe për të punuar jashtë vendit), që e bëjnë një kombësi më të mirë se një tjetër, për sa i përket statusit ligjor në të cilën për të zhvilluar talentet tuaja dhe të biznesin.

Nën lupën ekzaminuese të 161 vendeve botërore, Shqipëria zë vendin e 80-të, me një pikësim prej 32 pikësh nga 100 totale.

Shqipëria duket se ka humbur pozicion krahasuar me një vit më parë, në të cilin ajo renditej me dy vende më lart, sa i përket vlerave të brendshme. Sa i përket atyre të jashtme, ka përparim në 2015 për lirinë e tëudhëtuar it, ndërsa përkeqësim shfaq për aftësinë për të punuar dhe banuar jashtë.

Krahasuar me rajonin, Serbia ka shfaqur cilësinë më të lartë në Ballkan, i vetmi shtet që gjendet në zonën jeshile, i renditur në 64-tin vend, (ne jemi në ngjyrë portokalli). Më pas ndjek Mali i Zi me 65, Maqedonia e 66 dhe Bosnja e Hercegovina e 74.

Gjermania, Danimarka dhe Finlanda kryesojnë listën e cilësisë së kombësisë më të mirë, ndërsa të fundit në listë duket se janë Afrika Qendrore, Afganistani dhe Kongo./monitor

Lajmet e fundit nga