LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama rrëfen krimin që ka bërë kur ishte Kryetar Bashkie

8 Qershor 2016, 10:57, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, ka rrëfyer me ironi një “krim” që ai ka bërë kur ishte në krye të Bashkisë Tiranë. Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri tha se vlerëson godinën ku po zhvillohet takimi.

Sipas tij, fjala e tij sot, i ngjason një alibie në vendin e krimit, pasi në kohën kur ishte kryetar bashkie ai i ka dhënë lejen e ndërtimit këtij hoteli.

?Një përgëzim shumë i sinqertë edhe për një fakt tjetër, që është ndër të paktat, se është e vetmja godinë e ndërtuar në Tiranën e pas 1900, që ka respektuar në frymë dhe në gërmë të gjitha kushtet e përshkruara në projektin e zbatimit. Ta kemi të qatë se për ju kjo është një ditë e gëzuar. Dhe fjala ime është një alibi në vendin e krimit se ky është një nga krimet që kamë bërë kur isha kryebashkiak, krim artistik, arkitektonik dhe një shpërdorim i plot i detyrës, pasi godina është e imja, dhe jo e këtyre. Këto fjalë do ti marrë era, siç ka marrë dhe shumë të tjera. Dhe ajo që mbetet është vepra e këtyre sipërmarrësve.?, tha Rama.

Lajmet e fundit nga