LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriza në koalicion/ Rama i pasigurt për votat e Ilir Metës

8 Qershor 2016, 07:00, Aktualitet CNA

Kriza në koalicionin qeverisës PS-LSI ka vënë në pikëpyetje planin B të Edi Ramës për futjen e draftit të reformës në drejtësi në Parlament. Edhe pse të hënën kryeministri vendosi që të mos priste më Partinë Demokratike, duket se rolin thelbësor tani e ka Lëvizja Socialiste për Integrim. Vetë Partia Socialiste ka në Parlament 63 deputetë, mirëpo rreth 3-4 prej tyre nuk i votojnë ligjet e qeverisë duke bërë që numrat e saj të zbresin në rreth 60.

Për këtë arsye, Ramës i duhen votat e LSI, PDIU, por dhe një rrjedhje votash nga PD. Por teksa ai ka nisur lëvizjet për miratimin e reformës me vota të rrjedhura nga PD, duket se ky plan është në pikëpyetje për shkak të rolit të LSI. Kohët e fundit, marrëdhëniet mes PS dhe LSI nuk janë më si dikur, pasi përplasje të forta ka pasur si në pushtetin qendror ashtu edhe në atë vendor. Ministrat Ylli Manjani, Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri janë përplasur disa herë, nga ana tjetër një krizë e thellë është shfaqur dhe në disa bashki, shkruan “Sot”

Rasti i së shtunës në Durrës, ku PD dhe PS bashkuan votat, ndërsa LSI braktisi mbledhjen e këshillit bashkiak dëshmoi qartë marrëdhënien e tensionuar mes dy aleatëve kryesorë të qeverisë. Për këtë arsye, vota e LSI për një draft të padakordësuar është në pikëpyetje dhe këtë e shfaqi edhe kryeministri Edi Rama të hënën në një intervistë televizive, ku hodhi dyshime se dhe LSI po ndryshon qëndrime. ?LSI ka kohë që ka lëvizur nga pozicioni konsensus me patjetër në pozicionin reformë me patjetër dhe është normale?, tha ai.

Po ashtu, gjatë intervistës, nga pasiguria ndaj aleatit, kryeministri kaloi deri në ekstrem, duke kërcënuar me zgjedhje të parakohshme, nëse reforma nuk votohet brenda muajit. Duket se tani Rama edhe nëse arrin të sigurojë vota nga PD, nuk ka të sigurt mbështetjen nga LSI.

Lajmet e fundit nga