LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Rama, presion Gjykatës së Apelit për rikthimin në detyrë të Çakos

8 Qershor 2016, 08:52, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion ndaj gjykatës së Apelit për të rikthyer në detyrë Drejtorin e pezulluar të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Ky i fundit ka apeluar sot vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e pezulloi atë nga detyra për shkak të skandalit të përgjimeve.

Duke folur në një takim për korrupsionin, kreu i opozitës tha se kryeministri kërcënoi dje gjykatën për të mbrojtur veten.

Për sa i përket Reformës në Drjetësi, Basha tha se opozita mbetet e hapur për të arritur një konsensus për Reformën në Drejtësi, duke u bazuar në draftin e ndërkombëtarëve dhe të Venecias. Ai tha se nuk do të pranojë asnjë reformë që kap politikisht Reformën në Drejtësi.

Lajmet e fundit nga