LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do protestojë kundër gjykatës Tahiri, siç bëri Veliaj?

8 Qershor 2016, 16:44, Aktualitet CNA

Pas akuzave të opozitës dhe medias lidhur me skandalin e përgjimeve, ditët e fundit ngjarja në fjalë ka marrë tjetër rrjedhë. Bëhet fjalë për pezullimin e Haki Çakos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe dhënia e masës së ?arrestit me burg? për dy oficerë policie, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe pengim të zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Të tre masat e dhëna nga Gjykata e Tiranës kanë rebeluar deri në ekstrem Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin Saimir Tahiri. I pari i konsideroi gjykatësit ?vrasës serialë?, të qelbur nga koka apo kriminelë, ndërsa i dyti hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Gjyqtarit të çështjes në fjalë,Arjan Alia duke u shprehur se ka liruar nga burgu kriminelë.

Një sulm i tillë ndaj gjykatës dhe gjyqtarëve nuk është një fenomen i ri në politikën shqiptare. Ai që vendosi precedentin e një sulmi ekstrem ndaj togave të zeza ishte Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili madje organizoi edhe protestë para Gjykatës Administrative të Apelit, ku po gjykohet çështja e pallateve tek diga e Liqenit.

Natyrshëm lind pyetja nëse do të ndiqet e njëjta taktikë nga Saimir Tahiri, në përpjekje për të politizuar një çështje që tashmë I përket sistemit të drejtësisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit.

Një protestë e organizuar dhe zhvilluar nga Tahiri për të mbrojtur Haki Çakon mund të jetë edhe një përpjekje për të kopjuar rivalin e tij brenda PD-së, Erion Veliaj.  Një rivalitet, që ashtu siç është raportuar më parë, ka kaluar deri në ekstremet e përgjimit të njëri-tjetrit. Përveç rivalitetit, një tjetër fenomen i vënë re në përballjen mes tyre është kopjimi. Tahiri dhe Veliaj nuk lënë rast pa iu shpëtuar duke e përdorur për të kopjuar njëri-tjetrin.

Por një protestë e organizuar nga Tahiri do të lidhej edhe me një konflikt interesi. Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi ditën e djeshme, se gjyqtari Arjan Aliaj ka dënuar me burg babain e Ministrit të Brendshëm Samir Tahirin në vitin 2013. Babai i Tahirit akuzohej për trafik ilaçesh.

Ky fakt do e bënte komprementues Tahirin nëse do të protestonte kundër Gjykatës apo gjyqtarit të çështjes, të cilin e sulmoi ditë e sotme./citynews

Lajmet e fundit nga