LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përjashtimi i Skënderbeut nga Europa/ Artan Fuga: Do kishte tronditur të gjithë federatën

7 Qershor 2016, 08:26, Aktualitet CNA

Akademiku Artan Fuga shprehet se sportin Shqiptar e ka marrë lumi. Pas dënimit nga UEFA të skuadrës kampione të Shqipërisë, Skënderbeut, me 1 vit larg kompeticioneve europiane, profesor Fuga ka reaguar ashpër ndaj sportit në vend.

Ai shprehet se përjashtimi i ekipit kampion nga kupat e Europës do të kushte tronditur të gjithë federatën e një vendi.

?Përjashtimi i futbollit të Skënderbeut nga UEFA?Të përjashtohet ekipi kampion nga kupat e Europës!!! Kjo do ta kishte tronditur të gjithë federatën e një vendi.? shprehet Fuga

Më tej ai thekson se në vendin tonë investohet para nga taksat e qytetarëve për futbollin, dhe ato përkthehen në stimulantë, shitje ndeshjesh, dhunë dhe fusha me baltë. Sipas tij, kombëtarja e ka arritur suksesin vetëm sepse pothuajse të gjitë lojtarët luajnë jashtë Shqipërisë.

?Na kapen sportistë me stimulantë, shesim ndeshje, gjithçka e trafikojmë, lekët e bashkisë për jetimët i prishim për futboll, dhunë, fusha me baltë.

Te ne, na rroftë kombëtarja me lojtarë që luajnë jashtë Shqipërisë dhe me kosovarët…

Futboll ne kemi vetëm për marketing, rrofshin shqiptarêt që janë jashtë, se sportin e ka marrë lumi…?, përfundon ai

Lajmet e fundit nga