LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kroacia mund t'i shtojë kushte të reja Serbisë për në BE

6 Qershor 2016, 22:30, Kosova & Bota CNA

Sipas saj, ashtu siç njofton B92, Kroacia rrugëtimin e Serbisë për në BE mund ta kushtëzojë edhe rregullimin e kufirit te Danubi dhe me arkivat e zhdukur, ka thënë Mishçeviq në një panel rreth procesit të negocimit të vendeve aspiruese në Bashkimin e Evropian që u mbajt sot në Beograd.

Ajo nuk është e sigurt se edhe hapja e kapitullit 23 mund të ndodhë deri në fund të këtij muaji pasi Kroacia insiston në përmbushjen e tri kushteve të mëhershme: Heqjen e juridiksionit serb për krime lufte në ish- Jugosllavi, bashkëpunimin e Beogradit me Tribunalin e Hagës dhe më shumë të drejta e përfaqësim të minoritetit kroat në Parlamentin e Serbisë.

Mishçeviq ka shfaqur drojën se edhe Rumania mund të paraqesë kërkesa të ngjashme për minoritetin e vet në Serbi.

Për ish ? këshilltarin e kryetarit kroat Dejan Joviq nuk ka dyshim se problemi më i madh se Kroacia për Serbinë do të jetë Kosova.

(Kosova Sot)

21:46 Kosova & Bota

Sharmi populist

 Një bashkëbisedim me Anne ApplebaumVetëm pse diçka nuk mund...

Lajmet e fundit nga