LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Opozita mbrëmë votoi reformën, Edi Rama hoqi maskën, refuzoi reformën!

7 Qershor 2016, 13:13, Aktualitet CNA

Ish kryeministri i vendit Sali Berisha, tha në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së se opozita mbrëmë votoi reformën, sipas variantit që ia kanë kërkuar ndërkombëtarët. Ai u shpreh se opozita votoi variantin qe ua ka sugjeruar nderkombetareve vete Edi Rama por qe tani, ai, për te bllokuar reformën e refuzon ate?

Per cdo shqiptar qe i thote drites se diellit drite, te vertetes te vertete, opozita mbreme votoi reformen. reformen e refuzoi kategorikisht njeriu qe shkoi me nje a dy fjalime ne xhep. Opozita votoi variantin qe ia kane kerkuar asaj vete nderkombetaret, votoi mbreme reformen bazuar ne konceptin e vendeve te rezervuara, votoi ate qe ia kane sugjeruar dhe premtuar vete nderkombetaret, per me teper, votoi variantin qe ua ka sugjeruar nderkombetareve vete Edi Rama por qe tani, ai, per te bllokuar reformen e refuzon ate?, u shpreh Berisha

Më tej, në prononcimin e tij për gazetarët, ish-kryeministri tha se varianti i perzgjedhjes me vende te rezervuara eshte servirur fillimisht ne komision si sugjerim oral i perfaqesuesit te Euraliusit. Ai theksoi se më pas, ky variant i është kërkuar nga ndërkombëtarët të pranohet si zgjidhje dhe opozita e ka pranuar. Sipas tij, sugjerimi i është bërë ndërkombëtarëve nga Edi Rama, si mundësi për konsensus. Ai u shpreh se eshte mjerane kur nje perfaqesues nderkombetar rezervuara i raporton qeverise se tij se opozita nuk ka te drejte.

? Varianti i perzgjedhjes me vende te rezervuara eshte servirur fillimisht ne komision si sugjerim oral i perfaqesuesit te Euraliusit, me vone perfaqesues nderkombetar na kane sygjeruar qe ta pranojme si zgjdhje dhe ne e kemi pranuar. Shtoj ketu se sygjerimi i tyre eshte bere pasi Edi Rama ju kishte kerkuar atyre qe te na e servirnin ne si mundesi per konsensus.Kjo eshte e verteta absolute. Te gjitha te tjerat jane trillime, mashtrime te paskrupullta te Edi Rames dhe suites se papagajve te tij. Se duhet te them qe eshte mjerane kur nje perfaqesues nderkombetar (ekspert) qe ne fakt eshte dhe ne origjine te propozimit te zgjidhjes bazuar ne vendet e rezervuara i raporton qeverise se tij se opozita nuk ka te drejte. Por kjo bote eshte transparente.?, përfundoi ish kryeministri

 

Lajmet e fundit nga