LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha sulmon ambasadoren Vlahutin: E pozicionuar në një krah politik

7 Qershor 2016, 09:03, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, nuk ka ngurruar të sulmoi ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin, duke e cilësuar si të pozicionuar qartazi në një krah poltik.

Në diskutimin me deputetët e PD-së, Basha tha opozita dhe Partia Demokratike do të mbështesë draftin përfundimtar të miratuar nga Venecia, e cila është kundër kapjes së sistemit të drejtësisë nga politika.

Sulmi i sotëm ndaj ambasadores Vlahutin vjen pas qëndrimeve që ajo ka pasur në raportet për BE-në si dhe në takimet me subjektet politike në vend.

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin dhe ai amerikan Donald Lu, prej rreth një viti kanë investuar për miratimin e Reformës në Drejtësi dhe arritjen e një konsensusi midis opozitës dhe mazhorancës.

Lajmet e fundit nga