Connect with Us

Artan Hoxha: Pezullimi i Çakos, si rasti i Fullanit

Aktualitet

Artan Hoxha: Pezullimi i Çakos, si rasti i Fullanit

Publikuar

-

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se rasti i pezullimit të Haki Çakos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është i njëjtë me rastin e shkarkimit të ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit. I ftuar në në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News 24″, Hoxha tha se është cënuar partneriteti me italianët, partneritet i cili sipas tij ka rezultuar i suksesshëm deri më tani.

“Nëse provohet që Haki Çako ka shkelur ligjin do i thosha një bravo të madhe Prokurorisë, por druaj se do jetë si rasti me Fullanin apo ish-gjeneralin e Ministrisë së Mbrojtjes… Problemi më i madh që kemi në këtë histori është humbja e besimit përballë partnerëve tanë kryesorë që na furnizonin me pajisje që realisht nuk i kemi për të luftuar kriminalitetin dhe narkotrafikun.

Kjo që ka ndodhur sot duket sikur ne dëshmojmë se nuk kemi seriozitet me atë që themi e bëjmë. Partnerët morën diçka përsipër thanë ne e kemi sjellë pajisjen, mënyra si është përdorur thanë që e mbajmë ne përsipër përgjegjësinë. Kujtoj se muaji qershor është muaji më aktiv i policisë kundër narkotikëve. Nëse nuk ke sukses në prill, maj, qershor atëherë do kesh betejë me krimin. Ju kujtohen helikopterët në Dukagjin u sulmuan dhe kurrë nuk u gjetën autorët”, tha Hoxha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

163 raste të reja me Covid në shtetin fqinj/ Humbin jetën 7 pacientë

Publikuar

-

Nga

163 raste të reja me Covid në shtetin fqinj/ Humbin jetën 7 pacientë

Vijon të mbetet shqetësuese situata me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Instituti i Shëndetit Publik në shtetin fqinj deklaron se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 163 raste të reja me koronavirus ndërsa kanë humbur jetën 7 persona.



Shkupi mban kryesimin me 33 të infektuar së fundmi, ndjekur nga Kumanova 17, Tetova 13, Koçani 11 teksa të tjerat më pak se 10.

LEXO EDHE:  Të tjera filmime për kryebashkiakun e Bulqizës

LEXO EDHE:  Arratisja e Nikolla Gruevskit/ Artan Hoxha zbulon detaje të reja

Por ndërkohë u regjistruan edhe 132 të shëruar teksa në 24 orët e fundit numri i testimeve kapi shifrën e 1721 mostrave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk është partia e Bashës”/ Mustafa Nano: I mungon kurajoja politike

Publikuar

-

Nga

Nga Mustafa Nano/ Kulti i Abas Aliut dhe ploja e bagëtive në malin e Tomorrit

“Partia Demokratike nuk është partia e Lulzim Bashës”. Kështu deklaroi pak minuta më parë analisti Mustafa Nano, teksa po fliste për situatën politike.

Nano tha se Basha duhet të demostrojë se është lider i PD-së. Edhe pse ka dhënë dorëheqjen që në vitin 2013, analisti pretendon se Sali Berisha vazhdon të jetë lider i PD-së.



“Basha duhet të demokstrojë që është ai lider i PD-së. Ka njerëz që e kanë në dilemë, unë nuk e kam në dilemë. PD nuk është parti e tij.

LEXO EDHE:  “Duhej me se s’bën të vritej”/ Artan Hoxha zbulon si u ekzekutua Santiago Malko

LEXO EDHE:  Shokon Hoxha/ Tregon arsyen e vërtetë të arratisjes së Emiljano Nuhut

Gjithmonë kur del kryeministri në një media, kryetari i partisë kundërshtare duhet të shkojë në një televizion tjetër njëkohësisht. Që nga koha që është zgjedhur Basha, sa herë që shkon Rama në një televizion, në një tjetër shkon Berisha, ose ndonjëherë Monika. Duhet të shkojë Basha. Bashës i mungon kurajoja politike”, u shpreh analisti në Top Talk”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shifrat e 24 orëve të fundit/ Regjistrohen mbi 100 raste të reja dhe tre viktima

Publikuar

-

Nga

Shifrat e 24 orëve të fundit/ Regjistrohen mbi 100 raste të reja dhe tre viktima

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 144 raste të reja me Covid.

Ndërkohë tre pacientë nuk kanë mundur t’i mbijetojnë Covid. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave anti-COVID për të frenuar përhapjen e infeksionit.

“Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar nga Lushnja dhe një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 824 testime dhe janë konfirmuar 144 qytetarë të prekur me COVID19.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :

55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 6733 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  “Duhej me se s’bën të vritej”/ Artan Hoxha zbulon si u ekzekutua Santiago Malko

LEXO EDHE:  Artan Hoxha i kërkon llogari Lleshajt/ Nuk e keni zhdukur kanabisin, pse keni futur në remont helikopterët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju kujton të mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe në çdo rast të kontaktoni urgjencën kombëtare në numrin 127, kur dyshoni se jeni i prekur nga Sars-Cov2.

Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40, të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

COVID-19 – Statistika (16 Shtator 2020)

Testime totale                   76400

Raste pozitive                    11816

Raste të shëruara             6733



Raste Aktive                        4740

Humbje jete 343 (Qarku Tiranë 165, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2372

Durrës                   526

Shkodër               365

Lezhë                    274

Elbasan                 262

Korçë                    214

Fier                      212

Vlorë                     181

Kukës                    140

Berat                     93

Dibër                     51

Gjirokastër           50

LEXO TE PLOTE