Connect with Us

VIDEO/ Momenti i mbërritjes së Ramës në Pallatin e Kongreseve

Aktualitet

VIDEO/ Momenti i mbërritjes së Ramës në Pallatin e Kongreseve

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj dhe Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili mbërritën në ambjentet e Pallatit të Kongreseve rreth orës 16:55.

Rreth tetë minuta më vonë, përfaqësueve të mazhorancës iu bashkua Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kreu i grupit parlamentar të demokratëve Edi Paloka dhe deputeti Oerd Bylykbashi. Takimi po zhvillohet në ish-sallën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Pallatin e Kongreseve.

LEXO EDHE:  Sistemi po degradon/ Dështon turpshëm Reforma në Arsim

Në fokus të këtij takimi është Reforma në Drejtësi, ndërsa mësohet se në takimin përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës do të diskutohet gjithashtu edhe Reforma Zgjedhore.

Në videon e më poshtme, momenti i mbërritjes së Kryeministrit Edi Rama në Pallatin e Kongreseve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kaosi në Kakavijë/ Pala greke mbyll sërish kufirin

Publikuar

-

Nga

Kaosi në Kakavijë/ Pala greke mbyll sërish kufirin

Kaosi i krijuar në pikat kufitare me Greqinë, ku mijëra qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar prej ditësh, nuk ka gjetur edhe sot zgjidhje.

Më herët Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, u nisën drejt Kakavijës  por ajo cka është arritur deri më tani, është shtyrja me vetëm një orë e mbylljes së kufirit.



LEXO EDHE:  Çështja Tahiri / Basha: 24 orë për të prishur provat, qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre

Sipas komunikimit të përgjegjësit të turnit të policisë, mësohet se ky i fundit u ka komunikoi qytetarëve se pala greke në orën 23.00 sipas orës greke do të mbyllë kufirin për ta rihapur në orën 6.00 të mëngjesit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hiqen kufizimet e numrit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Publikuar

-

Nga

Hiqen kufizimet e numrit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur të premten ka marrë vendim që t’i heqë kufizimet në intervalet e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Më 5 korrik qeveria pati vendosur që fluturimet të realizohen në intervale kohore prej 45 minutave.

Kjo, për shkak të mbrojtjes nga mundësia e përhapjes së koronavirusit të ri.

Mirëpo, me vendimin e ri nuk do të ketë më kufizime të numrit të fluturimeve.

“Ministria e Infrastrukturës ka vlerësuar se mund të hiqen kufizimet prej 45 minutash ndërmjet aterrimeve dhe të vazhdohen operimet pa kufizime në numrin e fluturimeve, por me masa të shtuara që do të implementohen nga Aeroporti dhe do të monitorohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës dhe autoritetet e tjera relevante”, thuhet në vendimin e qeverisë.

LEXO EDHE:  "Dako bankomati i Ramës"/ Basha "nxjerr zbuluar" kryeministrin



Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për hapjen e të gjitha pikave kufitare me vendet e rajonit, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE:  “Dako bankomati i Ramës”/ Basha “nxjerr zbuluar” kryeministrin

Pikat kufitare që do të hapen janë: Shishtavicë, Orshuq, Borje me Shqipërinë, Glloboqicë, Stanqiq me Maqedoninë e Veriu si dhe pika e kalimit kufitar në Bërnjak me Serbinë.

Qeveria e Kosovës në qershor vendosi për rihapjen e kufijve tokësorë që ishin mbyllur qysh më 13 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë, përmes atij vendimi nuk ishin hapur të gjitha pikat kufitare me vendet e rajonit.

Qeveria ka sqaruar se mbeten në fuqi të gjitha masat që ishin miratuar më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e Kosovës./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Votohet ligji në Kosovë/ Gjoba deri në 500 euro për shkelësit e masave për Covidin

Publikuar

-

Nga

Votohet ligji në Kosovë/ Gjoba deri në 500 euro për shkelësit e masave për Covidin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot Ligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 që parashikon masa të rrepta.

Nëse nuk respektohen masat e vendosura nga qeveria, ligji thotë se mund të dënoheni me gjobë nga 35 deri në 500 euro.



Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, tregon se sipas ligjit të ri çdo person që nuk mban maskën dënohet me 35 euro, kush nuk mban distancë me 35 euro, kush nuk respekton ndalim-qarkullimin me 200 euro dhe kush nuk respekton izolimin me 500 euro.

LEXO EDHE:  Çështja Tahiri / Basha: 24 orë për të prishur provat, qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre

LEXO EDHE:  Debilizmi diplomatik i çiftit Rama-Bushati mund të shkaktojë incident diplomatik italo-grek

Kujtojmë se pas pesë muajsh nga propozimi, ligji mori sot shumicën e votave nga deputetët e Kosovës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE